Tomas Strakosha

Inter kërkon zëvendësuesin e Handanovic, Strakosha në ‘top’ list

23 Tetor 2018, 20:31| Përditesimi: 23 Tetor 2018, 20:34

  • Share

Atmosfera te skuadra e Interit është nga më pozitivet në vitet e fundit. Skuadra zikaltër të dielën mori fitoren e 7 radhazi në të gjitha kompeticionet, por pavarësisht këtij fakti drejtuesit po mendojnë që tani për të përforcuar skuadrën në merkaton e verës. 

Në radarët e zikaltërve sipas mediave italiane është portieri i Lacios dhe kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Sipas “Calciomercato” problemi nuk është te paraqitjet e Handanovic, por te mosha e sllovenit. Portieri aktual është 35 vjeç dhe drejtuesit e skuadrës zikaltër po kërkojnë dikë me perspektivë, ndaj Strakosha është në krye të listës. 

Për 23 vjeçarin shqiptar Interi ka shfaqur interes edhe më herët, por duket se vera e ardhshme do të jetë momenti i duhur. Por nëse për Strakoshën nuk ka ende një marrëveshje, e kundërta mund të thuhet për administratorin e deleguar të ziklatërve. Pas shumë spekulimeve mësohet se në janar do të prezantohet Bepe Marota.

I konsideruar si ‘truri’ i Juventusit, Marota, brenda pak ditësh do të mbyllë bashkpunimin me ‘zonjën e vjetër’ dhe më pas do të marrë disa ditë pushim para se të kalojë te zikaltërit. Kalimi I italianit te Interi shihet nga mediat fqinje si një lëvizje shumë e zgjuar e klubit nga Milano. Në të njëjtën kohë, konsiderohet si një gabim i Juventusit që e lejoi Marotën të largohet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?