Moment nga Porto-Inter

Inter në çerekfinalet e Champions League pas 12 vitesh, presidenti Zhang: Dua Milanin në short! Trajneri i Portos: Ishim shumë më të fortë se zikaltërit

15 Mars 2023, 12:36| Përditesimi: 15 Mars 2023, 12:40

  • Share

Për herë të parë pas 12 vitesh Interi është në tetë skuadrat më të mira të Europës. Kjo sepse zikaltërit barazuan 0-0 në ndeshjen e kthimit kundër Portos në fazën e 1/8 të Champions League edhe pse portugezët patën disa raste të rreziksme për të shënuar. Madje në minutat shtesë goditën dy herë shtyllën, por në fund fati ishte me Interin.

Pas eliminimit trajneri i Portos Conceicao u shpreh se ‘skuadra e tij ishte shumë më e fortë në këtë përballje dhe se luajtën më mirë se zikaltërit’, ndërsa nga ana tjetër trajneri i Interit Simone Inzaghi u shpreh se ‘shkruajti një pjesë të historisë së Interit’.

Pa komentuar kalimin e Interit në çerekfinale nuk qëndroi as presidenti Zhang, i cili tha se ‘zikaltërit duhet të jenë çdo sezon në këtë fazë’, ndërsa uroi që të ketë përballë Milanin në turin tjetër. Kjo është hera e parë që nga sezoni 2005-2006 që dy skuadrat e Milanos, Inter dhe Milan kalojnë në çerekfinalet e Champions League.

Në sfidën tjetër të kthimit të 1/8-ve Manchester City ka eliminuar me turp Leipzig, pasi e ka poshtëruar 7-0. 5 nga golat u realizuan nga Erling Halaand, duke u bërë lojtari i dytë pas Mess-it që kap këto shifra në një ndeshje me eliminim direkt në Champions. Në total, edhe pse në moshën 23-vjeçare, Halaand ka shënuar 33 gola në 25 prezenca në Champions League, duke kaluar lojtarë si Eto’o, Griezman, Kaka dhe Rooney. Të premten në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti për fazën çerekfinale të Champions League.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?