Sezon i ri avaz i vjetër për Lautaro Martinez. ‘Ylli’ i Interit ka shënuar të dy golat në ndeshjen e parë të Seria A për zikaltërit, që u fitua 2-0 në ‘Meazza’ nga zikaltërit kundër Monza-s.
‘Demit’ iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të gjetur rrjetën e parë të sezonit pas asisit të Dumfires, ndërsa për të dyfishuar dhe vulosur shifrat përfundimtare të lojës mendoi në minutën e 76 pas asisit të Arnautovic. Në këtë ndeshje të parë për Interin shkëlqyen blerjet e verës si Fratessi, Augusto, Cuadrado dhe Thuram pavarësisht se nuk arriti të shënonte.
Lajmi kryesor:
‘Vrasës’ para portës, ‘yjet’ e Napolit dhe Interit shkëlqejnë në debutim! Skuadrat marrin 3 pikët e para të sezonit (VIDEO)
Ne.k.//ReportTv.al