Inter shkëlqen me lojë, por Liverpool-i europian s'i fal mungesën e golave! Kloop: Kualifikimi ende s'është mbyllur (VIDEO)

17 Shkurt 2022, 10:41| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 13:30

  • Share

Një Inter me guxim dhe lojë të bukur, por që Europa nuk e fal mungesën e golave. Kështu përkufizohet ndeshja e parë e zikaltërve pas shumë vitesh në 1/8 e Champions League kundër Liverpool-it, që ia doli të fitonte me shifrat 0-2 në Itali.

Pas 74 minutash për t’u admiruar Inter u ndëshkua në momentin më të mirë nga Firminho, i cili me kokë zhbllokoi sfidën duke i dhënë avantazhin të besuarve të Kloop. Goli i pësuar rëndoi psikologjikisht Interin që më pas u ndëshkua edhe nga Salah.

Në përfundim të sfidës trajneri i Interit Simone Inzaghi u shpreh se ‘bëmë një lojë të bukur, por që nuk u shpërblyem me gol’, ndërsa Kloop nga ana tjetër deklaroi se ‘lojtarët e tij do të bënim gabim nëse e quajnë të mbyllur çështjen e kualifikimit’.

Sfida tjetër e së mërkurës në Champions mes Salzburg-ut dhe Bayern-it ka prodhuar surprizë, pasi kampionët e Gjermanisë barazuan 1-1 vetëm në minutën e 90 të takimit. Ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8 do të luhen me 7 dhe 8 mars.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?