Mesfushori turk Hakan Çalhanoglu ka shënuar një eurogol nga distanca teksa Interi luan përballë Veronës. Çalhanoglu ka shënuar në minutën 37 dhe ka bërë një festim që i kushtohet shokut të tij të skuadrës Kristian Asllanit i cili ndodhej në stol për këtë ndeshje. Menjëherë pasi shënoi nga një distancë e largët me portën, mesfushori ka bërë shqiponjën me duar duke u drejtuar nga Asllani.
Vetëm një minutë më vonë ka qenë sulmuesi boshnjak Edin Dzeko ai i cili ka shënuar gol në minutën 38-të duke vulosur fitoren e zikaltërve të cilët luftojnë me Romën për vendin e katërt që do u sigurojë kualifikimin në Champions League vitin e ardhshëm.