Javier Zanetti i jep 'bekimin' Lautaro Martinez

Sport

Inter, Zanetti: Me PSG-në finalja është 50 me 50, Inzaghi lider! Lautaro për 'Topin e Artë'

8 Maj, 14:54| Përditesimi: 8 Maj, 14:56

  • Share

Javier Zanetti ëndërron kalimin përfundimtar të 'pushtetit', nga kapiten në kapiten, nga argjentinas në argjentinas, nga interist në interist, Ligën e Kampionëve nga duart e tij në ato të trashëgimtarit të tij më të denjë, Lautaro Martinez.

Pas natës së lodhshme Inter 4-3 Barcelona, ​​zëvendëspresidenti i zikaltërve dha një intervistë për Radio 'La Red', duke parë drejt finales së 31 majit në Munich kundër PSG-së.

"Jam krenar për performancën e Interit, midis ndeshjes së parë dhe të dytë me Barçën, skuadra tregoi përkushtim dhe kapërceu vështirësitë. Në gjysmëfinale, u takuan dy skuadra me stile loje të përcaktuara mirë dhe sulme të ndryshme. Kundër PSG-së në finale? Mendoj se është një ndeshje 50-50. Ata gjithashtu me meritë arritën në finale. Është një ndeshje e vetme dhe ne duhet ta luajmë atë dhe shpresojmë të vazhdojmë të kemi nivelin që kemi parë në këto dy gjysmëfinale", tha Zanetti fillimisht.

Një udhëtim, ai zikaltër, rezultat i aftësive të Simone Inzaghit në stol.  

"Ai është lideri absolut i kësaj skuadre, ka qenë me ne për 4 vjet dhe i ka bërë të gjithë shumë konkurrues. Me të në 3 vjet kemi arritur në dy finale të Ligës së Kampionëve", vijoi ai.

Simone është lideri, por jo i vetmi. Lautaro është emblema e këtij ekipi në fushë.

 "Shpresoja që ai të bëhej ai që është sot. Në ndeshjen kundër Barcelonës dha gjithçka derisa u zëvendësua. Ai është i rëndësishëm për Interin dhe ekipin kombëtar. Ai gjithmonë jep më të mirën e tij. Dhe nuk ka dyshim se ka shanset për të fituar 'Topin e Artë'. Këtu ai është i lumtur, ndihet i njohur dhe i rëndësishëm. Ai ka një ndjenjë përkatësie. Kur ndihesh rehat, kjo të ndihmon shumë", tregoi legjenda e Interit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?