Interesi për arsimin profesional në Lezhë po shënon rritje të vazhdueshme, duke reflektuar ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e përgatitjes praktike dhe orientimit drejt tregut të punës. Në shkollën e mesme profesionale “Kolin Gjoka”, ritmi i regjistrimeve për vitin e ri shkollor është mjaft i kënaqshëm, çka dëshmon për besimin e shtuar të familjeve dhe nxënësve në ofertën arsimore që kjo shkollë ofron.
Viti i ri shkollor do të ketë disa risi, si ngritja e qendrës së karrierës dhe një kuzhinë brenda shkollës, ndërsa nxënësit do të përfitojnë bursa dhe për ata që banojnë në një distancë mbi 5 kilometra nga shkolla, transporti do të mbulohet nga shteti, duke lehtësuar ndjeshëm barrën ekonomike të familjeve.
Shkolla profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë ofron pesë drejtime studimi të kërkuara dhe të përshtatura me nevojat e tregut të punës: Hoteleri-Turizëm, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Ekonomi-Biznes, Shërbim Social Shëndetësor dhe Teknologji Ushqimore.
Komente
