Politikë

Interesi i lartë nga diaspora e Italisë për 11 majin, flet nga Parma avokati Erion Begaj: Sallat plot kur vjen PD apo PS! Emigrantët kanë të njëjtën adrenalinë politike si në Tiranë

20 Shkurt, 13:55| Përditesimi: 20 Shkurt, 14:06

  • Share

Avokati Erion Begaj foli nga Parma e Italisë ku jeton për Report Tv. lidhur me ecurinë e regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit. Interesi i shqiptarëve në Itali është mjaft i lartë për të qenë zgjedhës në 11 maj dhe Begaj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo ka të bëjë edhe me marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

'Raportet me Shqipërinë, që ka Italia, në një farë mënyre kanë afruar më shumë. Janë sinjale që interpretohen dhe justifikojnë angazhimin e shqiptarëve të Italisë të angazhohen në këto zgjedhje se sa vendet e tjera. Ka dhe numër të lartë që janë refuzuar se nuk kanë përmbushur normat dhe rregullat që ka KQZ.'

Më tej theksoi se Italia i ka krijuar gjithnjë mundësi komunitetit shqiptar të jetë pjesëmarrës në jetën politike në Itali, ndryshe nga politikat që ndjek Greqia.

'Shqiptarët e Italisë janë të integruar këtu. Vetë shteti italian jep këtë mundësi komunitetit shqiptar. Këtu kemi shoqata shqiptaro-italiane. Që janë të integruara. Krijojnë humusin kultural që e konsideroj në votën e diasporës si një oportunitet. Greqia duke qenë vend ballkanik e ka bërë më të ngurtë pjesëmarrjen e shqiptarëve. Kultura politike vjen nga rritja. Italia e ka lejuar këtë mundësi që të marrin pjesë jo vetëm shqiptarëve. Angazhimi politik që kemi dhënë për Italinë dhe tani pas 30 vjetësh mund të japim një kontribut për Shqipërinë i ka shtyrë shqiptarët e Italisë, ka ardhur si nxitje nga komuniteti shqiptar këtu. Numrat kanë tejkaluar dhe më optimistët. E gjithë kjo është angazhim. Shqiptarët e Italisë janë me të njëjtën adrenalinë me atë që shohim në Tiranë.'

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, do e pasurojë dhe më shumë demokracinë shqiptare shtoi avokati.

'Sot kemi një vendim të GJK, partitë nuk e kanë patur në program të drejtën e votës së emigrantëve. Atëherë u angazhuan dy partitë politike që këtë votë ta kanalizojnë në preferencat e tyre. Sallat janë të mbushura plot. Çdo ditë ka element politikë, të PD, PS apo partive të reja që organizohen në mënyrë perfekte. Ka ardhur si rezultat dhe jo si shkak i partive politike.

Fakti që besojmë në pjesëmarrjen e tyre e pasuron më shumë demokracinë shqiptare.'

G.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?