Bayern Munich ka vendosur një tjetër rekord jashtë fushës. Klubi bavarez ka konfirmuar se të gjitha biletat për ndeshjet në 'Allianz Arena' për sezonin 2025-26 të Bundesligës, janë shitur plotësisht, duke vazhduar një traditë prej 20 vitesh me stadium të mbushur në çdo sfidë.
Ndeshja hapëse e sezonit do të luhet më 22 gusht ndaj RB Leipzig, në një atmosferë të garantuar elektrizuese. Ky është sezoni i 20-të radhazi që 'Allianz Arena' regjistron 'sold out' për çdo ndeshje në kampionat, një rekord unik në futbollin gjerman dhe europian.
Drejtori ekzekutiv i klubit, Jan-Christian Dreesen, theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe falënderoi tifozët për mbështetjen e palëkundur.
“Që kur ‘Allianz Arena’ u hap 20 vjet më parë, stadiumi ynë është shitur plotësisht për çdo ndeshje. Fakti që kërkesa vazhdon të jetë kaq e lartë nënvizon rëndësinë që ka Bayern për tifozët dhe fuqinë unike të këtij stadiumi”, u shpreh Dreesen.
Ai shtoi se atmosfera në 'Allianz Arena' është një element kyç në suksesin sportiv të ekipit.
“Stadiumi është një burim i energjisë, angazhimit dhe solidaritetit për ekipin. Pa këtë mbështetje, Bayern nuk do të ishte klubi që është sot”, tregoi ai.
Komente
