Kristjan Asllani do jetë pjesë e Torinos si i huazuar, të paktën për një sezon. Mesfushori do largohet nga Interi pas tre vitesh, por zikaltërit ende nuk kanë vendosur në dispozicion gjithë dokumentacionin për lojtarin dhe për këtë arsye ai nuk do jetë gati nesër mbrëma, kur Interi pret pikërisht Torinon në Milano.
Trajneri i Torinos, Marco Baroni ka konfirmuar mungesën e Asllanit për shkaqe burokratike, si edhe të Ardian Ismajlit për dëmtime.
“Burokracitë kanë bërë që Asllani të mos jetë nesër në fushë. Përveç Ismajlit, të cilin e dinim që nuk do ta kishim gati për takimet e para, edhe Kristjan Asllani humb ndeshjen me Interin”, tha Marco Baroni.
Asllani ka kaluar testet mjekësore dhe është gati për prezantimin te Torino, ndërsa asgjë nuk e kthen pas vendimin. Një vit në huazim për 1.5 milionë euro dhe kontratë tre vjeçare me dëmshpërblim 12.5 milionë euro në dispozicion, kjo në bazë të performancës.
Komente
