Interi e nis me fitore Europa Leaguen, nuk gabojnë ekipet e mëdha, mundet Ajax (VIDEO)

21 Shkurt 2020, 09:24| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 10:03

  • Share

Interi e nis mbarë rrugëtimin në Europa League. Zikaltërit mposhtën 2-0 në Razgrad vendasit e Ludogorets dhe hipotekojnë kalimin për në fazën e 1/8. Conte kishte bërë shumë rrotacion dhe titullar e nisi Eriksen që zhbllokoi edhe rezultatin me një gol të bukur kur kishin kaluar 71 minuta lojë.

Për danezin vjen edhe goli i parë me fanellën e Interit edhe pse Conte pret sërish më shumë. Llogaritë i mbylli Lukaku i futur në pjesën e dytë. Belgu shënoi në kohën shtesë me penallti. Interi e ka seriozisht në Europa League.

Ka fituar edhe ekipi tjetër italian Roma. Goli i shënuar nga Carles Perez që në pjesën e parë i dha fitoren verdhekuqve ndaj belgëve të Gent. Rezultat ky i favorshëm për të kaluar më tej.

Rezultate pozitive kanë arritur në ndeshjet e para të 1/16-tave edhe ekipet angleze. Kanë fituar Arsenal e Wolves dhe barazoi United.Arsenali mposhti në Pire, Olympiacosin 1-0 me golin e Lacazette.

Manchester United barazoi në Belgjikë ndaj Club Brugge 1-1. Vendasit shënuan të parët me Dennis por ekipi i Solskjaer barazoi që në 45 minutat e para me francezin Anthony Martial. Kualifikimi do të vendoset në “Old Traford” pas një jave.

Surprizën e bëri Getafe që mposhti 2-0 Ajax-in. Në stadiumin “Coliseum Alfonso Perez” vendasit e Getafes shënuan nga një gol për çdo pjesë me Deyverson dhe në fund e tundi rrjetën Kenedy. Shumë pranë kualifikimit janë edhe Frankfurt, Basel, Sportingu i Lisbonës dhe Shakhtar./ Përgatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?