Steven Zhang

Interi e nxori në merkato, tifozët VIP letër Zhang-ut: Mos shit simbolin e ekipit

17 Qershor 2023, 21:45| Përditesimi: 17 Qershor 2023, 21:47

  • Share

Andre Onana me paraqitjet e tij në portë ka fituar dashurinë e tifozëve të Interit. Kamerunasi ka marrë komplimenta të shumtë, teksa u vlerësua edhe nga Pep Guardiola. Duket se Interi kërkon të shesë portierin, për të arkëtuar një shumë të konsiderueshme. Në të tilla kushte, shumë personazhe VIP që janë tifozët të zikaltërve i kanë shkruar presidentit Steven Zhang që mos shesë forcën dhe simbolin e ekipit.

Arkitekti Stefano Boeri, piloti i Moto GP Valentino Rossi dhe emra të tjerë si Max Pezzali, Alessandro Profumo, Gad lerner, etj., kanë hedhur firmën në një letër dërguar presidentit zikaltër, ku i kërkojnë qëndrimin e Onanës.

“Na lejo të të kërkojmë të mos dorëzohesh përballë asnjë oferte për të shitur Onanën. Është një djalë fantastik, një portier i madh dhe një njeri i aftë për të përmirësuar në mënyrë të shkëlqyer karizmën te shokët e skuadrës. Mos e humbni forcën e Stambollit. Na dhuroni ëndrrën e një skuadre, që duke u nisur nga numri 1 i saj, nga mesi i gushtit do të na bëjë të ëndërrojmë sërish se jemi unikë”, shkruhet në letrën drejtuar presidentit Steven Zhang.

Emrat që Interi do "sakrifikojë" në merkato janë Brozovic, Gosens, Dumfries e Correa. Me shitjen e tyre dhe të ardhurat e fituara, zikaltërit do përforcojnë ekipin e sezonit të ri.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?