Interi fiton derbin me Milanin, Marcus Thuram i thotë 'po' Inzaghit

24 Qershor 2023, 12:40| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 14:22

  • Share

Nënshkrimi i kontratës ende mungon, por tashmë nuk ka më dyshime. Marcus Thuram do të jetë lojtar i ri i Interit dhe në skuadrën e Inzaghit do të zërë vendin e Edin Dzekos, i cili u transferua te Fenerbahçe .

Një objektiv i vjetër i sesioneve të merkatos së transfertave, Interi arriti të rivendoste marrëdhëniet, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me agjentët e lojtarit dhe duke arritur t'i merrte objektivin Milanit që priste një përgjigje nga ish-lojtari i Borussia Mönchengladbach.

25-vjeçari do të paguhet nga 6 deri në 6.5 milionë euro në sezon, si dhe një bonus nënshkrimi. Nga ana tjetër, Interi ishte në gjendje të bënte lëvizjen vendimtare dhe të kalonte Milanin falë shitjes së Dzekos, që i lejoi klubit të kursente 6.5 milionë euro neto. Përveç kësaj, Thuram do të arrijë duke përdorur "Të Drejtën e Formimit" dhe për këtë arsye klubi do të paguajë më pak taksa.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?