Kristjan Asllani

Sport

Interi gjen në Serie A pasuesin e Kristjan Asllanit

1 Gusht, 14:47| Përditesimi: 1 Gusht, 14:50

  • Share

Kristjan Asllani pritet të largohet nga Interi këtë verë dhe drejtuesit zikaltër kanë filluar menjëherë kërkimet për pasuesin e tij në mesfushë. Objektivi kryesor është mesfushori danez i Genoas, Morten Frendrup, i cili shihet si profili ideal për trajnerin Cristian Chivu.

Frendrup ka pasur një sezon mbresëlënës në Serie A, ku është vlerësuar si një nga mesfushorët më të mirë në aspektin mbrojtës. Me 61 ndërhyrje të sakta, 34 driblime të ndaluara dhe 46 aksione të prishura, 24-vjeçari është kthyer në një “mbret” të mesfushës dhe përputhet në mënyrë perfekte me sistemin me dy mesfushorë që po projekton Chivu.

Çmimi i kartonit të tij është rreth 20 milionë euro, shumë që Interi synon ta mbulojë me të ardhurat nga shitja e Asllanit dhe ndoshta edhe Zielinskit, i cili gjithashtu nuk bën pjesë në planet e trajnerit rumun. Stili i lojës së të dy mesfushorëve, teknik dhe organizues, nuk përkon me filozofinë e re të skuadrës, që kërkon më shumë intensitet dhe prani fizike në mesfushë.

Asllani ka refuzuar një ofertë nga Real Betis, ndërsa për Zielinskin, mosha dhe paga prej 4.5 milionë eurosh në sezon janë faktorë që pengojnë një largim të shpejtë. Arabia Saudite mbetet një destinacion potencial për polakun.

Përveç Frendrup, Interi po monitoron edhe Mandela Keita të Parmës, një tjetër mesfushor me profil mbrojtës, që ka punuar më parë me Chivun në 'Tardini' dhe që njihet për disiplinën taktike dhe energjinë në fushë.

Morten Frendrup

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 3 vite burg për braktisjen e kafshëve, si e vlerësoni?