Portieri i Interit, Andre Onana është një hap larg firmës në Premier League me Manchester United. Dy klubet janë në bisedime intensive dhe pritet që së shpejti të gjejnë gjuhën e përbashkët për të konkretizuar operacionin në merkato. Në këtë formë, drejtuesit zikaltër po studiojnë alternativat për të zëvendësuar Onanën në katërkëndësh.
Janë disa emra të përmendur këto ditë, megjithatë një mundësi për zikaltërit duket se është Yan Sommer. Portieri që aktivizohet në Bundesligë me Bayern Munich është i preferuari i klubit italian edhe pse për të mbërritur te zviceriani nuk është e lehtë.
Në kontratën e Sommer me gjermanët nuk ka një klauzolë që e liron nga detyrimet, teksa sipas shtypit gjerman palët kanë një marrëveshje dhe drejtuesit e bavarezëve mund ta lënë të lirë nëse Manuel Neuer rikthehet tërësisht i riaftësuar nga dëmtimi.