SPANJË - Interi po humbet 1-0 në pjesën e parë kundër Real Sociedad në "San Sebastian". Baskët përfituan nga një gabim i Basonit, duke shënuar me Mendez pas vetëm katër minutave lojë në ndeshjen e grupit D në Champions League. Për Interin nga minuta e parë e nisi edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Kombëtares ishte më i miri në fushë gjatë 45 minutave të para, kjo sa i takon kilometrave të bëra. Elbasanasi ka përshkruar 6.29 kilometra në pjesën e parë, duke qenë një "motorr" në mesin e fushës. Veç saj, ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 13-të, teksa vlerësohet me notën 6.4 pas pjesës së parë.
Kilometrat e përshkuara pas pjesës së parë
Lajmi kryesor:
Champions League/ Reali i falet Bellingham 'in-extremis', Arsenali 'poker' kundër PSV-së! Bayern dhe United shënojnë 7 gola, Interi ngec në Spanjë (GOLAT)
S.Dh/ReportTv.al