Osimhen - Kvaratskhelia pas barazimit të Napolit

GOLAT/ Interi i falet një goli, Atalanta bën detyrën në Serie A! Napoli ka harruar të fitojë, Roma barazohet në fund

24 Shtator 2023, 20:33| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 22:54

  • Share

Serie A e futbollit mbylli javën e pestë. Këtë të dielë me fillim nga ora 12:30, Interi fitoi 0-1 kundër Empolit falë një goli të Dimarco. Në 15:00, Atalanta siguroi tri pikë duke mundur 2-0 Cagliarin, teksa Fiore mundi 0-2 Udinesen. Në 18:00 Bologna dhe Napoli barazuan 0-0. Torino dhe Roma barazuan 1-1.

Në "Carlo Castellani" një supergol i Frederico Dimarco-s i ka mjaftuar Interit të marrë tri pikët në javën e 5 të Seria A kundër Empolit. Edhe pse ne letër ishte një ndeshje e lehtë për zikaltërit, e pati shumë të vështirë në transfertën kundër ekipit që zbriti tre titullar shqiptar në fushë. Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Steven Shpendi 90 minutat kundër Interit i mbyllën me rezultatin 0-1. Për rrjedhojë Interi vijon me pikë të plota pas 5 javësh kampionat, ndërsa Empoli ende s’e ka shijuar pikën e parë për këtë sezon. Vetëm një javë më parë u mposhtën në Romë me rezultatin e frikshëm 7-0 nga skuadra e Mourinho-s.

Në sfidat e tjera, Atalanta fitoi 2-0 me Cagliarin falë golave të Lookman dhe Pasalic. Fiorentina fitoi 0-2 në transfertë kundër Udineses, me gola të Quarta dhe Bonaventura. Në "Renato Dall'Ara", Bologna dhe Napoli barazuan 0-0. Për kampionët në fuqi të Italisë, Osimhen humbi penalltinë në minutën e 72, çka mund t'i jepte djemve të Rudi Garcias tri pikë. Napoli ka tre ndeshje që nuk ia del të fitojë dhe momentalisht është në vendin e shtatë.

Torino dhe Roma barazuan 1-1 për javën e pestë në Serie A. Sfida e zhvilluar në "Olimpicon" e Torinos u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë Lukaku që në minutën e 68 kaloi Romën në avantazh. Kur dukej se djemtë e Mourinhos do merrnin fitoren e dytë radhazi, ishte Duvan Zapata që barazoi ndeshjen në të 85 minutë, duke bërë që skuadrat të merrnin nga një pikë.

Serie A - java 5:

E shtunë

15:25 Milan 1-0 Verona (Leao 8')

18:00 Sassuolo 4-2 Juventus

20:45 Lazio 1-1 Monza (Immobile 12' / Gagliardini 36')

E diel

Empoli 0-1 Inter

Atalanta 2-0 Cagliari

Udinese 0-2 Fiorentina

Bologna 0-0 Napoli

Torino 1-1 Roma

Renditja:

Ora 22:49
VIDEO/ Roma pa identitet, Torino e barazon në fundin e ndeshjes


Torino dhe Roma barazuan 1-1 për javën e pestë në Serie A. Sfida e zhvilluar në "Olimpicon" e Torinos u vendos në pjesën e dytë. Ka qenë Lukaku që në minutën e 68 kaloi Romën në avantazh. Kur dukej se djemtë e Mourinhos do merrnin fitoren e dytë radhazi, ishte Duvan Zapata që barazoi ndeshjen në të 85 minutë, duke bërë që skuadrat të merrnin nga një pikë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?