Denzel Dumfries duke festuar një nga golat

Sport

Interi kalon në finale të Superkupës së Italisë, Dumfries bën ‘bomberin’ kundër Atalantës! Nesër gjysmëfinalja tjetër Juve-Milan

2 Janar, 22:09| Përditesimi: 2 Janar, 22:10

  • Share

Skuadra e Interit ka siguruar kalimin në finalen e Superkupës së Italisë, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-0 Atalantën në turneun që po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të dyja golat u shënuan nga mbrojtësi holandez Denzel Dumfries në pjesën e dytë. Fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në të dytën, Dumfries shënoi në të 49-ën dhe në të 61-ën duke i siguruar Interit kalimin për në finalen e Riadit që do luhet ditën e hënë.

Sakaq, pak minuta lojë pati dhe për shqiptarët në këtë takim. Kristjan Asllani u fut në lojë për Interin në minutën e 68, ndërsa Berat Gjimshti hyr në vend të Scalvinit në minutën e 62.

Ndërkohë nesër do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës, midis Juventusit dhe Milanit. Për kuqezinjtë do të debutojë në stol tekniku i ri, Sergio Conceisao.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?