Armando Broja

Sport

Interi kërkon Armando Brojën në janar

10 Tetor 2023, 10:58| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 10:59

  • Share

Armando Broja është emri i ri që kërkohet nga Interi për merkaton e janarit. Mediet tej Adriatikut e lidhin e emrin e sulmuesit të Kombëtares me zikaltërit e Inzaghit, kjo për shkak se nënkampionët e Europës po vuajnë në sulm dhe kërkojnë më shumë konkurrencë për dyshen Martinez-Thuram.

Me Arnautovic të dëmtuar dhe Sanchez që këtë fillim sezoni nuk ka kontribuar me gola, te Interi janë duke ndjekur pistën e Armando Brojës. Në përshkrimin e sulmuesit, mediet në Itali tregojnë se shqiptari do përshtatej me Lautaron për shkak të karakteristikave të tij.

Veç Brojës, edhe iraniani Mehdi Taremi është në listën e dëshirave të Interit për janarin. Së fundmi, një tjetër ide është ajo që të çon te Nikola Krstoviç, qendërsulmuesi malazez që ra menjëherë në sy me fanellën e Lecces në fillim të sezonit. Lojtari i lindur në vitin 2000, tashmë ka shënuar katër gola në kampionat.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 10/10/2023 11:20

    Nè mos njèri, tjetri, Melkèn do ma marrè, thoshte teto Ollga.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?