Edin Dzeko është sulmuesi më i ri i Fenerbahce. Boshnjaku ka mbërritur në Stamboll dhe pritet të kalojë testet mjekësore, për të firmosur më pas marrëveshjen e dakordësuar me klubin buzë Bosforit. 37-vjeçari ka mbyllur kontratën me klubin e Inter, me palët që nuk kanë rinovuar.
Tanimë në moshën 37-vjeçare, kapiteni i Bosnjës ka gjetur një akord të ri dhe pritet që për dy sezone të jetë pjesë e gjigantit turk të futbollit. Ofertat nga Arabia Saudite nuk e kanë tunduar Dzekon, që ka refuzuar miliona euro dhe ka zgjedhur të luajë sërish në kompeticonet evropiane.
Në karrierën e tij, Dzeko ka luajtur me klube si Teplice, Uolfsburg, Manchester City, Roma dhe Inter.