Kristjan Asllani

Sport

Interi nëntë ndryshime në formacion, Inzaghi i beson Asllanit para Barcelonës

2 Maj, 14:49| Përditesimi: 2 Maj, 14:57

  • Share

Të shtunën në orën 20:45 Interi pret në Milano skuadrën e Veronës për raundin e 35-të në Serie A. Zikaltërit humbën kreun e renditjes një javë më parë, teksa në mesjavë (e martë) luajnë kundër Barcelonës në aktin e dytë gjysmëfinal të Champions League. Rezultati 3-3 i ndeshjes së parë dhe mundësitë që zikaltërit kanë për të kaluar më tej, kanë bërë që Inzaghi të bëjë ndryshime totale në formacion.

Për Veronën pritet që Inzaghi të bëjë nëntë ndryshime nga sfida e barazuar kundër Barçës. Vetëm Sommer në portë dhe Bisseck në mbrojtje duket se do rezistojnë, ndërsa më pas priten emra të freskët, mes tyre edhe Kristjan Asllani.

Për t'u dhënë sa më shumë kohë pushimi të tijve, Inzaghi parashikon një "rotacion" total. Porta duket se do jetë për Sommer, ndërsa mbrojtja me tre për Bisseck, De Vrij dhe Carlos Augusto. Në mesin e fushës Darmian, Frattesi, Asllani, Mkhitaryan dhe Zalewski, ndërsa në sulm pritet të luajnë Arnautovic dhe Correa.

Rëndësia e ndeshjes së Champions League ka bërë që Inzaghi të hedhë në fushë ekipin "e dytë", me shpresën se zikaltërit do jenë në lartësinë e detyrës dhe nuk do bëjnë një hap fals që mund të rezistonte fatal në garën për titullin kampion në Serie A.

Formacionet e mundshme, Inter vs Verona

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?