Sport

Interi sërish i 3-ti në Serinë A, një hap larg Championsit

14 Maj 2019, 09:53| Përditesimi: 14 Maj 2019, 09:56

  • Share

Interi rikthehet të fitojë në “San Siro” pas dy muajsh dhe rimerr vendin e tretë në renditjen e Serisë A duke qenë vetëm një hap larg Champions League. Zikaltërit mposhtën jo pa vështirësi Chievon e vendit të fundit 2-0 me nga një gol për çdo pjesë.

Politano zhbllokoi sfidën në fundit e pjesës së parë ndërsa në fund të takimit dyfishoi kroati Ivan Perisic duke mbyllur llogaritë. Me 66 pikë kur duhen edhe dy ndeshje për të përfunduar kampionati Interi është më pranë  se kurrë Europës që vlen pasi mjafton vetëm një fitore që pak rëndësi ka nëse vjen ndaj Napolit apo Empolit.

Në fund të takimit Luciano Spalletti ka sulmuar shtypin dhe kjo për zërat e vazhdueshëm që shohin Antonio Conten në stolin zikaltër:” Nga shtypi na vijnë ofendime dhe kjo nuk është normale. Unë mbroj veten time dhe Interin, ndaj Napolit do jetë një ndeshje krejt tjetër dhe pres një takim më të hapur” e mbyll tekniku zikaltër./Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?