Miqësore të dyfishta për Interin në turneun veror të Japonisë, me zikaltërit që do përballen me Al-Nassr të Ronaldos dhe PSG-në e Skriniar. Kalendari veror i Interit ka filluar të marrë formë, me italianët që kanë sigluar dy miqësore në nisje të sezonit 2023-24. Zikaltërit do të jenë protagonistë në Japoni në turneun e Japonisë, nga fundi i korrikut deri në ditët e para të gushtit.
Angazhimet për Lautaron dhe shokët e tij tashmë janë konfirmuar. Gjithçka nis më 27 korrik me miqësoren kundër Al -Nassr, skuadra e Cristiano Ronaldos që përfundoi Ligën saudite në vendin e dytë, pas Al-Ittihad.
Më 1 gusht, Interi do të luajë me Paris Saint Germain në stadiumin kombëtar në kryeqytetin japonez, Tokyo.