Hansi Flick, trajneri i Barcelonës

Sport

Interi udhëton në Barcelonë, Flick para Champions: Rivali shumë i mirë në kundërsulme! Yamal: Pa frikë, duam finalen

29 Prill, 15:27| Përditesimi: 29 Prill, 15:39

  • Share

Të mërkurën në orën 21:00 në stadiumin "Lluís Companys" Barcelona dhe Interi përballen në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Të dyja skuadrat kërkojnë një rezultat pozitiv, pasi gjithçka do vendoset një javë më vonë në duelin e kthimit.

Barcelona është në formë të mirë, kjo pasi kryeson La Ligan dhe forma është më shumë se pozitive. Nga ana tjetër Interi vjen nga tre humbje radhazi dhe pasi humbi mundësinë për finalen e Kupës, Napoli i mori edhe kreun në Serie A.

Dueli i së mërkurës është komentuar edhe nga Hansi Flick, trajneri i Barçës që para medieve tha se rivalët kanë një ekip të mirë në kundërsulme.

"Interi është një kundërshtar shumë i fortë, me një nga mbrojtjet më të mira në Evropë. Ata kanë një mesfushë shumë të mirë dhe sulmues të fortë. Janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne do të duhet të jemi të përgatitur. Kur kanë posedimin e topit dinë të luajnë shumë mirë dhe janë një nga më të mirët në Evropë në kundërsulme  dhe janë një ekip që më pëlqen shumë ta shikoj. Duam të tregojmë gjithçka që mund të bëjmë dhe të arrijmë në finale

Gjendja e lojtarëve? Ata janë mirë. Të fitosh një finale me Real Madridin është diçka shumë e veçantë dhe padyshim shumë emocionale. Por ne e dimë që kemi mundësinë të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve, më e rëndësishmja nga të gjitha. Është një ëndërr për të gjithë të jemi këtu, duhet të mbetemi të përqendruar. Sot u stërvitëm mirë, të gjithë janë të përqendruar te kundërshtari dhe te ajo që duhet të bëjmë, si dhe te ajo që duhet të mësojmë nga ndeshja e fundit. Duhet të tregojmë forcën tonë dhe si mund të luajmë.

Loja e Interit? Ne e kemi analizuar stilin e tyre të lojës, ata zënë mesfushën me pesë lojtarë dhe ne duhet ta menaxhojmë këtë situatë disi. Për ne është shumë e rëndësishme të mbajmë posedimin e topit dhe të marrim vendimet e duhura në mbrojtje. Ne duhet të mbulojmë hapësirat, është një gjë themelore", tha ndër të tjera gjermani i stolit të Barçës.

Para medieve foli edhe Lamine Yamal, fenomeni 17-vjeçar i Barcelonës.

Gjendja juaj emocionale? Jemi vërtet të emocionuar, është gjysmëfinalja ime e parë dhe gjithashtu për shumë nga shokët e mi të ekipit. Duam të tregojmë gjithçka që mund të bëjmë dhe të arrijmë në finale pa frikë.

Interi? Të gjithë e dinë që në mbrojtje është një ekip shumë i fortë, që e ka forcën kryesore në tranzicione. Por ne jemi gjithashtu të mirë, veçanërisht në driblim. Do të duhet të bëjmë gjithçka në nivel ekipi për të ecur përpara. Barella dhe Lautaro janë lojtarët që më pëlqejnë më shumë te ata.

Njëqind ndeshje zyrtare pa qenë as 18 vjeç. Çfarë do të thotë? Mendoj se është një gjë e shkëlqyer të arrish këtë moment historik në një klub të madh si Barcelona. Nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë dhe mendoj se vazhdimësia është e rëndësishme. Është ajo që vlerësoj më shumë për momentin", tregoi Yamal.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?