Gianni Infantinno, president i FIFA-s

Interisti Infantino flet për çështjen Icardi, thumba për agjenten Wanda

27 Shkurt 2019, 19:07| Përditesimi: 27 Shkurt 2019, 19:09

  • Share

Ditët po kalojnë dhe një zgjidhje duket ende e largët në shtëpinë e Interit sa i takon çështjes Mauro Icardi. Ish-kapiteni vijon rikuperimin nga dëmtimi ndërkohë që çdo ditë shtohen dyshimet për të ardhmen e tij.

Pavarësisht të gjithave ka ende shpresë se gjërat do t’i kthehet normalitetit. Një nga këta persona që shpresojnë të mirën në shtëpinë zikaltër është edhe Gianni Infantino, presidenti i FIFA-s i cili njihet si tifoz i Interit.

Në një intervistë për “Rai Sport” presidenti shprehet se dëshiron që çështja të zgjidhet sa më shpejt, ndërkohë që lëshon edhe një thumbin për agjenten e futbollistit, Wanda Nara.

“Gjithmonë kam dashur dhe shpresuar, që Interi dhe Ikardi të arrijnë gjuhën e përbashkët, e për rrjedhojë edhe një marrëveshje, që fundi të jetë i lumtur për të dyja palët. Agjentët? Çdo vit qarkullojnë rreth 8 miliardë euro. Roli i agjentëve është një profesion që duhet rregulluar. Në Europë nuk ka rregulla strikte. Është koha për të ndërhyrë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?