Inter 2-2 Lazio

Sport

Interit i ikën titulli nga duart në limite, Lazio e ndal 2-2 në 'San Siro'! Napoli 'ngec', Roma mposht Milanin! Fiton Juventusi, Serie A me 'fotofinish'

18 Maj, 23:03| Përditesimi: 18 Maj, 23:15

  • Share

Titulli kampion i Serie A këtë sezon do vendoset në raundin e fundit, të dielën që vjen. Sot (18 maj) në fushë zbritën 18 skuadra (raundi 37), me Napolin dhe Interin që do e vijojnë garën deri në limite. Zikaltërit barazuan 2-2 me Lazion në 'San Siro', ndërsa Napoli mori një pikë me vlerë në Parma (0-0) dhe vijon të jetë në krye me 79 pikë, një pikë më shumë se Interi.

Raundin që vjen Napoli pret në shtëpi Cagliarin dhe me një fitore do ngrinte trofeun para tifozëve të saj, duke mos i interesuar rezultati i Como - Inter. Dramatike sfidat e kreut, me tifozët që kanë qenë me "zemër në dorë" deri në limitet e ndeshjeve.

Në "San Siro" Interi barazoi 2-2 me Lazion. Bisseck shënoi për vendasit para se Pedro të barazonte. Më pas Dumfries kaloi Interin në avantazh, por Pedro këtë herë nga penalltia barazoi për 2-2 në minutën e 90-të. Në shtesën e nëntë Interi gjeti golin me Arnautovic, por që u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Kështu, Interi nuk përfitoi nga ndalja 0-0 e Napolit në Parma dhe vijon të jetë në vendin e dytë me një pikë më pak.

Në "Olimpico" Roma mposhti 3-1 Milanin me golat e Mancini, Paredes dhe Cristante, ndërkohë që Joao Felix barazoi përkohëisht. Tri pikë për Juventusin që mposhti 2-0 Udinesen me golat e Gonzales dhe Vlahovic, duke rigjetur tri pikë për zonën Champions League.

Një javë nga fundi i sezonit titulli kampion në Serie A do diskutohet vetëm në raundin që vjen, atë të 38-të, teksa edhe zona Champions League mbetet e hapur. Edhe fundi i renditjes është në lojë, veç Monzas që sezonin që vjen do luajë në Serie B. Leçe fitoi këtë të diel ndaj Torinos në një ndeshje emocionuese të Serisë A, me golin e vetëm të takimit të realizuar nga mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani.

Serie A, raundi 37-të:

E diel, 18 maj 2025

Roma 3-1 Milan

Cagliari 3-0 Venezia

Fiorentina 3-2 Bologna

Inter 2-2 Lazio

Juventus 2-0 Udinese

Leçe 1-0 Torino

Monza 1-3 Empoli

Parma 0-0 Napoli

Verona 1-1 Como

Renditja:

Ora 22:19
VIDEO/ Ylber Ramadani shënon golin më të bukur të karrierës në Serie A, habitet portieri serb

Leçe fitoi këtë të diel ndaj Torinos në një ndeshje emocionuese të Serisë A, me golin e vetëm të takimit të realizuar nga mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani. Në minutën e 46-të të lojës, Ramadani ka realizuar një gol fantastik, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditjeje precize dhe të fuqishme.

Nëse kjo përformancë e Ylber Ramadanit vazhdon, mund të jetë një lajm i mirë për Sylvinhon në prag të sfidës kundër Serbisë në kualifikueset e Kupës së Botës. Si për rastësi, në portë për Torinon ishte serbi Vanja Milinkovic-Savic, i cili u shtang nga gjuajtja e shqiptarit. Ramadani u hodh në fushë në fundin e pjesës së parë.

Ora 21:52
'Pensionisti' që nxorri Romën në dritë, tifozët nderojnë Claudio Ranierin në sfidën e fundit në 'Olimpico'

ITALI, Romë - Claudio Ranieri nuk e kishte menduar se në moshën 73-vjeçare do rikthehej te Roma dhe do bënte mrekulli, duke marrë ekipin nga vendet e fundit në një sezon që u duk i dështuar, për ta dërguar në zonën evropiane me 23 ndeshje pa humbje.

Ndeshja në 'Olimpico' kundër Milanit supozohej të ishte një festë për Claudio Ranierin dhe këtë të dielë ashtu ndodhi. Në kohën e himnit 'Roma, Roma, Roma', tifozeria në rrethin e jugut ishte ngjyrosur me të verdhë dhe të kuqe me shkrimin 'Claudio Ranieri' së bashku me akronimin e klubit 'ASR'.

Në fund, një banderolë që shkruante “Një udhëheqës i madh... një romanist i vërtetë”. Pastaj filluan brohoritjet për trajnerin, në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi. Ranieri duartrokiti koreografinë e tifozëve, dukshëm i prekur.

Claudio Ranieri
S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?