Politikë

Interpelanca me Manastirliun/ Spiropali i kërkon Zhupës të heqë posterin nga foltorja: Nuk e merr fjalën pa e hequr atë, ose mbajeni në dorë

12 Dhjetor 2024, 11:12| Përditesimi: 12 Dhjetor 2024, 11:41

  • Share

Po zhvillohet interpelanca e kërkuar nga PD me ministren e Arsimit, Manastirliu. Pas fjalës së ministres, fjalën e mori Ina Zhupa, që vuri në foltore një poster. Mirëpo kryeparlamentarja Spiropali i bëri thirrje Zhupës ta hiqte posterin në mënyrë që të merrte fjalën.

'Hiqeni posterin para foltores, pastaj vazhdoni me fjalën. Jo nuk e ka fjalën zonja Zhupa. Ndaleni. Nuk është liri e shprehjes të vendosësh një poster. Vendoseni në tavolinën e saj. Mos krijoni incidente me deputetët e tjerë. Çlidhje ka foltorja me lirinë e shprehjes. Vendoseni në tavolinën tuaj. Mbajeni në dorë, jo në foltore.'


Lajmi kryesor:

Interpelanca për vrasjen e 14-vjeçarit/ Zhupa kërkon dorëheqjen e Manastirliut: Sistem i dështuar! Ministrja: Ke hallin e karrgies, s’të ndihmojmë dot


G.K/A.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?