Interpelanca/ Opozita: Protestuesi u dhunua si afro-amerikani në SHBA! Lleshaj: RENEA te Teatri se kishte dyshime për eksploziv

4 Qershor 2020, 11:06| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 17:59

  • Share

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u thirr sot në një interpelancë nga tetë deputetë të opozitës lidhur me veprimet e policisë së shtetit në momentin e ndërhyrjes në shembjen e Teatrit Kombëtar në 17 Maj. Ndalur te pyetja se përse kanë shkuar forcat e RENEA-s te godina e Teatrit Kombëtar, Lleshaj tha se kishte dyshime që mund të kishte lëndë eksplozive. Deputetja opozitare Fatjona Dhimitri akuzoi policinë e shtetit për dhunë.

Dhimitri krahasoi protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Ajo tha se një gjë e tillë ka shkaktuar protesta në të gjithë SHBA-në dhe policët iu bashkuan protestuesve, ndërsa këtu policët "rrahin protestuesit". Deputetja theksoi se dyshime të forta që brenda atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur të individë të inkriminuar.

Por ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh se në momentin e ndërhyrjes në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar policia u thirr nga IMT dhe bashkia dhe iu përgjigj ashtu sikur ndodh edhe cdo herë tjetër. Lleshaj u shpreh se policia nuk ushtroi dhunë, por vetëm shtrëngimi fizik, ndërsa shtoi se veprimet e saj u legjitimuan nga gjykata. Sa i përket numrave në uniformë, ministri, referuar SHBA-së tha se edhe në vendin më demokratik efektivët nuk kanë numra, pasi përgjegjësinë e mban drejtuesi për gjithcka. 
1591261275_policia.jpg

Krahasimi qe beri deputetja opozitare, protestuesi i teatrit ne Shqiperi dhe afro-amerikani George Floyd

Ora 11:06
'Pse ishte RENEA'? Lleshaj: Kishim dyshime se kishte eksploziv te Teatri (VIDEO)

Në përgjigje të deputetes Fatjona Dhimitri, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj këmbënguli që nuk është standard botëror vendosja e numrave të identifikimit të policisë, e teksa dyshimeve se brenda radhëve të efektivëve blu në protestë ka pasur "kriminelë", Lleshaj u përgjigj me ironi. Ndërkohë, ndalur te pyetja se përse kanë shkuar forcat e RENEA-s, Lleshaj tha se kishte dyshime që mund të kishte lëndë eksplozive.

"Shijoni atë version që ju thatë. Ishte një intruktazh që ne e bëjmë me policinë, dhe ju falenderoj me këtë. Folët dyshime se brenda radhës ka pasur kriminelë të veshur me policinë. Mbani dyshimet, nëse i keni reale, por paraqiteni në Prokurori, se dyshimet nuk paraqitet te i dyshuari. Aty do gjeni përgjigjen e duhur. Ju kishte shqetësuar fakti se në Lac ka pasur kostum policie, është jashtë fushës së arsyetimit tim të merrem me këto lloj arsyetimesh. Nuk është standard i përbotshëm, ne e kemi, por numri i identitetit vlen kur polici është në detyrë individualisht, por po ju them që nuk është standard i detyrueshëm. Sa i përket RENEA-s, ka qenë aty se ka pasur nevojë për kontrollin e godinës se kishte dyshime që do përdorej forcë, që kishte lëndë eksplozive dhe para shembjes së Teatrit me njësinë e saj anti-ekploziv ka bërë verifikim të godinës për të parandaluar rrezikun për qytetarët", tha Lleshaj.

Ora 10:58
Dhimitri: Protestuesi i Teatrit u dhunua njësoj si afro-amerikani! Ka dyshime se ka pasur kriminelë të veshur mes policëve pa numra identifikimi (VIDEO)

Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri ka krahasuar protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Ajo thotë se një gjë e tillë ka shkaktuar protesta në të gjithë SHBA-në dhe policët iu bashkuan protestuesve, ndërsa këtu policët "rrahin protestuesit". Ajo tha ka dyshime të forta që brenda atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur të individë të inkriminuar.

"O zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbarët tuaj godasin popullin e vet, trishtohem për paaftësinë tuaj, për menaxhimin e situatave dhe të Policisë së Shtetit. Vetëm për ju është përdorur dhuna, çfarë përfaqësoj ju dhuna, kur persona të maskuar të cilët nuk e dimë a janë efektivë të vërtetë të policisë apo individë në struktura kriminale godasin protestues. Një episod i tillë në SHBA kanë ngjallur protesta. Dhunës suaj nuk kursehen as gratë. në SHBA u hoqën kapet dhe u bashkuan policët me protestuesit për vrasjen e afro- amerikanit. Në daljet publike keni thënë "punonjësi i policës ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike". Keni përdorur më shumë se një herë fjalën dhunë. Shteti që ju drejtoni është i dhunshëm dhe për këtë duhen marrë masa. Listën e punonjësve të pranishëm së bashku me numrat e identifikimit, vendimet e marra lidhur me veprimet gjatë operacioni. Këtë përgjigje jo vetëm që nuk e mora, por ju përmes përgjigjeve tuaja vazhdoni të shtoni edhe më tej dyshimet se ishin nga individë të strukturave kriminale. Edhe në Laç, vrasësit ishin me uniformë policie, nuk është çudi. Duhet të behët transparencë e urdhrave të dalë në shkelje. Kjo interpelancë për qëllim t'ju vë në dije se për aq kohë sa ekzistojnë ligjet, do të zbatohen. Në të kundërtën, përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi. Interpelanca kërkon ta mbrojë policën e shtetit dhe jo ta hedhë në rrugë, jam e bindur që ato djem dhe vajza që nuk e shkelin atë, por jam e bindur se ka edhe djem dhe vajza që janë aty për të nxitur rrugën. Hajde të heqim targat, numrin e sigurimeve shoqërore, se fundja për ca na duhen, Nëse doni policnë e shtetit, mos e identifikoni me krimi dhe zbatoni ligjin. pse ka qenë RENEA, kanë qenë në kundërshtim me ligjin. A jeni i informuar nga procedurat për shembjen e Teatrit, nëse po na vini në dispozuicion datën dhe vendimet, dokumentacionin e nevojshëm të ndjekur nga Bashkia ", shprehet Dhimitri.

Ora 10:44
Teatri/ Lleshaj: Sherr politik! Policia nuk shkoi vetë, e thirrën, bëri detyrën, e legjitimoi gjykata (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh në interpelancën e thirrur për veprimet e policisë në momentin e ndërhyrjes në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar, se policia u thirr nga IMT dhe bashkia dhe iu përgjigj ashtu sikur ndodh edhe cdo herë tjetër. Lleshaj u shpreh se policia nuk ushtroi dhunë, por vetëm shtrëngimi fizik, ndërsa shtoi se veprimet e saj u legjitimuan nga gjykata. Sa i përket numrave në informcë, ministri, referuar SHBA-së tha se edhe në vendin më demokratik efektivët nuk kanë numra, pasi përgjegjësinë e mban drejtuesi për gjithcka.

"Edhe historia e teatrit, degradoi që në ditët e para të saj në një sherrnajë politike. Policia nuk shkoi vetë me iniciativën e saj në mjediset e teatrit, por u thirr për të përmbushur detyrimin e saj ligjor, aq më tepër nga institucionet. Policia nuk shkoi si palë, por autoritet ligjzbatues. Të shqetësuarit, hipokritët dhe ata që janë të shqetësuar vërtetë, duhet të dinë që policia nuk e ka luksin që të bëjë vetë ligjin, por ta zbatojë pa interpretime. Në thelb, ligji e detyron policinë që të përgjigjet ndaj kërkesave të cdo pronari, nëse prona e tij është zbatuar.

Në 17 maj u thirr nga IMT dhe bashkia e Tiranës, godina kontrollohej, ishte e uzurpuar nga persona që nuk kishin asnjë tagër ligjor. Në 17 maj policia kishte vetëm dy alternativa, ose ti përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje, ose ta refuzonte, pra ta zbatonte ose jo detyrimin ligjor. Të gjitha thirrjet drejtuar policisë për të braktisur detyrën, ndonjëherë me sukses, dhe duke i shkaktuar vendit humbje të pallogaritshme, janë një ndër problemet e mëdha. Thirrjet për të hedhur kapelet dështojnë sa larg jemi me funksionimin e shtetit dhe drejtësisë.

Policia nuk është gjykatë. Policia nuk është gjykatë të vendoste vetë, pasi do të shkaktonte probleme. Jo dhunë, asgjë nuk mund të arrihet përmes forcës, janë shfaqje e nivelit foshnjor. Shqiptarët të heqin dorë nga dhuna për cdo lloj arsye. Ju nuk më bëtë pyetje, por i bënë disa anëtar të stafit duke bërë opozitë të fortë. Dhuna dhe forca janë terma të ndryshme. Policia u detyrua me forcë, u pengua me forcë për të ushtruar detyrën e saj, ashtu edhe nga persona që të thyenin kordonin e sigurisë.

Në ligjin për policinë, thuhet 'punonjësi zgjedh nivelin e forcës'. Policia ishte te shkalla e parë, shtrëngimi fizik, kaq forcë ka ushtruar policia në datë 17 Maj. Janë shoqëruar 67 shtetas, 8 arrestuar, proceduar 30. Gjykata Tiranë veprimet e policisë për arrestimin e 8 personave i konsideroi të ligjshme. Sipas gjykatës tonë, time dhe tuajës. Lexoni ndonjë fjalor cdo të thotë barbari. Është gjendja kur të gjithë luftojnë kundër të gjithëve. Përse kanë qenë punonjësit pa numra? Po lexoj pyetjet që ka bërë stafi im, se e ka bërë shumë mirë opozitën? Por cfarë i interesojnë një deputeti emrat e punonjësve të policisë?

Nuk do i merrni kurrë emrat e punonjësve, nuk keni tagër për të bërë hetime ndaj punonjësve të policisë. Të vetmit që kanë të drejtë është prokuroria, e cila mund ta bëjë këtë. Sa i përket uniformës, policia ka qenë në dy operacione, një lirim objekti dhe një për protestën. Në operacionet për protestat, policia ka qasje tjetër nga ditët normale. Në menaxhimin e protestës menaxhohen për një qasje tjetër.

Keni raste edhe në vendin më demokratik të botës, nuk do të shihni numra të policëve në protesta. Ka gjë policë me targa në gjoks? Ata policë identifikohen nga drejtuesit e tyre. Të gjithë barrën për policinë e ka drejtuesi i tyre. U jap emrin e drejtorit të Tiranës, policisë së shtetit dhe po deshët përgjegjësinë time. Ka qenë edhe një pyetje për median, policia nuk njeh hierarki, askënd përvec ligjit. Atë ditë ka pasur dy incidente, nuk kanë qenë si përfaqësues të medias, por kanë penguar me dorë punonjëse femra gjatë kryerjes së detyrës. Kjo përbën vepër penale dhe këtë të drejtë s'e ka as media dhe as ministri" tha Lleshaj.

Ora 10:22
Shembja e Teatrit/ Dhimitri 'llogari' Lleshajt: Ju vetëm 'dhunën' njihni, si e justifikoni sjelljen e policisë (VIDEO)

Deputetja e opozitës, Fatjona Dhimitri i ka kërkuar "llogari ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj për punën e policisë për shembjen e Teatrit.

"Askush nga qeveria, duke filluar nga kryeministri dhe ekzekutorët, kreu i Bashkisë së Tiranës, nuk iu bë vonë që në mes të natës të dërgojnë fadromat në një kohë kur artistët kanë qenë duke ruajtur teatrin. Kanë hyrë në mënyrë barbare, duke përdorur armë e duke i arrestuar me 20 policë për person. Dhuna e përdorur nga publicistit Alfred Lela është i pajustifikueshëm. Për të mos lenë mënjanë shoqërimin me forcë të ish0deputetes së këtij parlamenti. Zoti ministër si i justifikoni ju këto akte barbare dhe jo profesioniste të Policisë së Shtetit? Cili ishte kufiri i dhunës që përdori policia juaj, se ju vetëm termin dhunë njihni. Protestuesit kanë qenë në të drejtën e tyre, hapësira ku protestonin nuk është monopol i askujt, kanë qenë paqësisht, dhunën e ka nisur policia,duke i hedhur në tokë. Nuk paraqisnin shkallën e rrezikshmërisë për të justifikuar forcën e përdorur", tha Dhimitri.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cdo Qytetare i rregullt ,do te ishte Dakort me thenjen..: 04/06/2020 12:01

    Policia nuk shkoje vete ,por beri Detyren ..ashtu sic ben Detyren Kure thiret nga Qytetaret per tju shkuar ne Ndime . Policia mbi te gjitha kudo ne Bote eshte ne mbrotje e Qytetareve dhe ne mbrotje te Insiticioneve... Meqe Si Qytatare ,sna ngelet gje tjeter ,,mbase ! por tju jemi mirenjohes Qytatareve qe Jane te veshur me Uniformen e Punes te Policise.. Dhe tju themi Faleminderit.. Se ata Rrezikojne Jeten,,dhe neve Si Qytatare JETOJME jeten e qehte..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?