Interpelanca për 'Paktin për Univeristetin'/ Zhupa: Asnjë lidhje me nevojat e kohës! Përgjigjet Ministrja e Arsimit: Nuk kemi në vëmendje vetëm ekselentët, të rinjtë sigurojnë kontrata nga praktikat 3 mujore

21 Prill 2022, 10:28| Përditesimi: 21 Prill 2022, 11:23

  • Share

 

Në interpelancën e kërkuar për Ministren e Arsimit, deputetja e PD, Ina Zhupa i kërkon llogari për mbajtjen e zotimeve për ‘Paktin për Universitetin’. Në përgjigjen e saj, Kushi flet me shifra duke renditur sa studentë kanë përfituar nga bursa, por përmend edhe platformat e ndërmarra nga qeveria.

Kushi thotë se vëmendja nuk është vetëm tek ekslentët, por edhe tek studentët që përfitojnë praktika 3 mujore dhe më pas sigurojnë kontrata punësimi.

Ina Zhupa: Të bëhej një kombinim mes mësimit në shkollë dhe mësimit në biznes ose institucion. I vetmi shembull është një fakultet në Durrës që ka të kombinuar teorinë dhe praktikën dhe ka mundësi punësimin. Strategjia jonë i përgjigjet nevojave të tyre, jo të shtetit shqiptar. Bujqësia duhet të ishte një nga prioritetet në zhvillimin ekonomik. Ndërkohë që ka rritje biznesi, administrimi dhe ligji, të zakonshëm juristet që në Shqipëri punojnë si kamarier.

Evis Kushi: Unë ju falënderoj për tematikën e zgjedhur sepse pakti për universitetin dhe mbështetja studentore vijon të jetë prioritet. Pavarësisht sfidave të tërmetit, ne po punojmë intensivisht dhe për nismat e reja që kemi ndërmarrë. Së pari, një nga angazhimet tona kryesore lidhet me bursat dhe reduktimin ose përjashtimin nga tarifa.

Unë mund t’i referohem shifrave, mund t’ju jap vetëm një diferencë para dhe pas paktit. Në vitin akademik 2017 – 2018 ishin vetëm 6264 studentë që përfitonin bursa, ndërkohë që sot kemi 11200 studentë. Po të krahasojmë buxhetin nga 338 milionë, sot kemi 1 miliard e 15 milion lekë. Për master, kemi përgjysmuar tarifat për studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje me vështirësi ekonomike.

Ndërkohë që nga thirrja e tretë janë punësuar 92 nga 108 studentë që kanë aplikuar. Në përfundim të kontratën 1 vjeçare do vijojnë që të kenë kontratë pa afat.

Promovimit dhe punësimit të të rinjve i kemi shtuar nismën “Gati për Shqipërinë”, platformë në dispozicion të të rinjve me rezultate të larta, jashtë vendit apo në Shqipëri që shprehin interesin për të dhënë kontribut për institucionet shqiptare. Vëmendja jonë nuk është vetëm për ekselentët por edhe për të tjerë, për ti ofruar mundësi praktike punësimi dhe unë këtu kam tabelën që në 6 thirrje, kemi 1200 studentë që kanë përfituar një praktikë 3 mujore dhe në përfundim, pothuajse gjysma e tyre kanë arritur të marrin dhe një kontratë 1 vjeçare punësimi. Kjo krijon ura të reja bashkëpunimi mes të rinjve dhe administratës. Nga njëra anë fitojnë përvojë pranë profesionistëve duke shprehur interesin ndaj institucioneve shtetërore dhe nga ana tjetër, vetë institucionet tona përfitojnë nga energjia e kreativiteti i të rinjve.

Është praktikë shumë e mirë të cilën do ta vijojmë dhe vitet e mëparshme.

 


Lajmi kryesor:

Ina Zhupa interpelancë me Ministren e Arsimit, i kërkon llogari për 'Paktin për Universitetin'! Kushi i tregon foton e filialit të Bujqësorit në Lushnjë: Ky ishte standardi juaj


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?