Interpelanca për të pagjeturit, tone të larta dhe përplasje fizike

19 Nëntor 2020, 15:56| Përditesimi: 19 Nëntor 2020, 15:59

  • Share

Me tona tejet të larta dhe përplasje është shoqëruar seanca e sotme parlamentare në Kosovë. Kryeministri i vendit Avdullah Hoti, është kritikuar nga opozita, për përfshirjen e ҫështjes së të pagjeturve në marrëveshjen e Uashingtonit,  pasi sipas tyre ajo është kushtëzuar me kthimin e personave të zhvendosur”.

“Në të njëjtin paragraf ku kaq keq trajtohet tema e të pagjeturve, është vendosur tema e të zhvendosurve dhe refugjatëve, madje këta cilësohen si të zhvendosur përbrenda duke barazuar dy kategori që nuk mund të barazohen. Kjo formë e trajtimit të të zhdukurve e dëmton shumë procesin dhe kjo nuk është mënyra se si dialogohet”, tha propozuesja e interpelancës për çështjen e të pagjeturve, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci.

Ky fjalim nxiti reagimin e kryeministrit që e vlerësoi atë “një ndër fjalimet më të liga në këtë kuvend, prej se jam këtu deputet apo ministër përpara juve”.

Kryeministri Hoti tha se nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë, pa përfshirjen në këtë marrëveshje të çështjes së të pagjeturve dhe të zhdukurve.

Tri orë të interpelancës janë karakterizuar me debat të ashpër që kaloj edhe në ofendime.

Pas secilit fjalim të opozitës, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka reaguar duke thënë se deputetët duhet të turpërohen që po përdorin një temë të tillë për përfitime politike.

Debati u përshkallëzua ndjeshëm kur në  po mbante fjalimin e saj deputetja Saranda Bogujevci. Ky fjalim është ndërprerë, pasi nga vendet e tyre, deputeti i LDK-së, Arben Gashi dhe deputetja Mimoza Kusari Lila, u përfshinë në një debat për atë se kush duhet të ndihet i turpëruar.

Interpelanca u ndërpre, pasi shumica e deputetëve u ngritën në këmbë, duke mbrojtur qëndrimet e tyre me debate jashtë foltores, e ndërsa në kuvend u panë edhe përplasje fizike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?