Interpelanca/ Shehu: Njihni gjenocidin serb në Kosovë, mos u fshihni pas OKB! Spiropali: Politikë me viktimat, refuzojmë garën se kush i fryn më shumë fyellit të nacionalizmit

16 Maj, 12:25| Përditesimi: 16 Maj, 12:46

  • Share

TIRANË- Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb. Duke qenë se ndodhej në Mal të Zi, kryeministri Rama ia delegoi interpelancës ministres Spiropali.

Pas shumë thirrjeve të tij në Kuvend, Shehu përsëriti edhe njëherë kërkesën e tij për një rezolutë për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë.  

“Prej vitesh mazhoranca parlamentar ka bllokuar një iniciativë të opozitës për njohjen dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Qeveria duhet të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm për të asistuar Kosovën në përpunimin e një materiali voluminoz dhe më tej paraqitjen e tij në organizmat ndërkombëtare, edhe në këtë proces u e braktisët Kosovën.

Në këto kushte dua t’iu pyes: Ka pasur apo jo gjenocid në vitet ’98- ‘99? A duhet që kjo e vërtetë historike të kujtohet? A jeni i gatshëm të asistoni Kosovën në përpunimin e materialit dhe këto të paraqiten  në një rezolutë finale? Apo do kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?

Unë nuk jam armik i Serbisë, por s’mund të arkivojmë krimet dhe gjenocidin. Ju kërkoj ta deklaroni të vërtetën dhe të njihet dënohet ky gjenocid. Rama sabotoi nisëm europiane të Procesit të Berlinit. Ata që bën gjenocid janë faktorë krah Rusisë”, tha Shehu.

Shehu hodhi akuza ndaj mazhorancës se nuk ka vullnet për të njohur gjenocidin serb në Kosovë.

“Mungesa e vullnetit tuaj për të bërë diçka të dobishme në këtë drejtim. Ju fshiheni pas rezolutës së OKB. Para se të shkojmë aty duhet të bëjmë ne rezolutë ne Kuvendin tonë. Gjërat nisin këtu jo në OKB dhe Strasburg. Mos u fshih si struci pas gishtit. Retë e zeza po lëvizin sërish në kokat tona. Gjërat nuk janë më aq rozë sa dikur. Kosova është e pavarur por shumë larg njohjen përfundimtare Është e kotë të bluajmë teatër”, vijoi Shehu.

Në kundërpërgjigje të akuzave të tij dhe pyetjeve të ngritura nga foltorja e Kuvendit, Ministrja Spiropali ka thënë se deklaratat e Shehut nuk janë asgjë tjetër veçse thellësia e problemeve të brendshme të opozitës e reflektuar në sallën e Parlamentit. Spiropali u shpreh se Shqipëria po dëshmohet si faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm në rajon për dëshmitë dshtetformuese që tregon dhe rakordimin me partnerët ndërkombëtar.

“Thellësinë e problemit të brendshëm e projekton jashtë.  Gjyle që vërtiten drejt Prishtinës që shpërthimi andej të shpëtojë diçka këtej. Ka 10 vite që qeveria ka bërë ndarje të fortë ndaj ai soll e lloj politike e jashtme. Është fakt dhe jo më dëshirë se në këto vite Shqipëri po dëshmohet si faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar për 2 arsye: po dëshmojmë aftësi shtetformuese dhe dinjitet në çfarë po bën qeveria jonë; sepse jemi në rakordim të hap pas hapshëm me të gjithë partnerët për strategjitë stabilitet mbajtëse të partnerëve por edhe të nevojave të rajonit.

Në Kosovë e për Kosovën kjo ka qenë kryefjalë e politikës sonë të jashtme. Drejtësia ka shumë rrugë për të çuar te e vërteta shqiptaro-shqiptare. E gjithë politika, shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë masakrën në përmasat e një gjenocidi. S’kemi dyshime për këtë. Por që të kthehet në rezolutë duhet të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe kjo e fundit s’ka munguar kurrë për Kosovën. Ishte pranimi i këtij gjenocidi që justifikoi sulmet e NATO-s.

Për përmasat gjeopolitike që ka ky rajon, janë ata mbështetësit dhe penguesit e një hapi të ndërmarrë pa koordinimin me ta dhe përditshmëritë e tyre. Do ishte më e dëmshme për Kosovën që kjo rezolutë të refuzohej dhe do ishte dëm historiku”, u shpreh Spiropali.

Spiropali nga foltorja e Kuvendit deklaroi se maxhoranca refuzon garën e folk-nacionalizmit.

“Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë. Së paku ne e refuzojmë gazën se kush i fryn më shumë fyellit të këtij lloji nacionalizmi. Edhe në Kosovë janë të mësuar me këtë lojë”, tha Spiropali.

Ora 12:30
VIDEOLAJM/ Salla e Kuvendit bosh, kujt po i fliste Tritan Shehu?

Deputeti demokrat, Tritan Shehu mbajti një interpelancë me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali për gjenocidin serb.

Por, në këtë video dallohet se salla ishte bosh teksa Shehu mbante fjalën, ku kërkonte një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Vetëm pak deputetë ishin të pranishëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?