Interpelanca/ Xhixho: ‘Pisa 2022’ tregoi gjendjen e arsimit! Manastirliu: Pagat janë rritur, kushtet e punës më të mira

18 Korrik, 20:04| Përditesimi: 18 Korrik, 20:39

  • Share

Deputetja Erisa Xhixho thirri në interpelancë ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, për të adresuar problemet që sipas saj, ka sot sistemi arsimor, e që u reflektuan me rezultate të dobëta të nxënësve në “PISA 2022”. Manastirliu tha se po bëhet shumë në drejtim të arsimit, duke përmendur edhe rritjen e pagave të arsimtarëve

Xhixho: “Nxënësit nuk kuptojnë çfarë lexojnë. Emigrimi masiv i shqiptarëve me një ritëm të frikshëm kemi humbur dhe cilësinë e arsimit. Teksa qindra shkolla janë mbyllur dhe ata që janë hapur nuk ofrojnë cilësi. Në Pisa nxënësit u renditën të fundit për mendimin kritik. Kjo rënie dramatike vjen pak vite pas përfundim. Cilat janë arsyet e dështimit. A tregon Pisa që ka dështuar kurrikula juaj e vitit 2019. Skandali më i rëndë është i Dashamirit, drejtorit që shpërndante drogë e mbante armë pa leje. Arsimi duhet të jetë debati më i rëndësishëm”

Manastirliu: “Dua të ndalem në paketën më të re të trajtimit financiar të mësuesve. Kulmoi me rritjen historike të pagë së mësuesve. Nga 1 korriku hyri në fuqi rritja e pagave. Mbi 30 mijë mësues. Rritja mesatare e pagave të mësuesve . Pagat e mësuesve të 9 vjeçare shkojnë në 96 mijë lekë. 13 mijë mësues përfitojnë. Pagat e mësuesve në arsim të mesëm shkon 98 mijë lekë. E konsiderojmë me vlerë punën e psikologëve, oficerëve. Të oficerëve shkon në 80 mijë lekë. Po punojmë për planin zhvillimor të mësuesve. Fakt është që pagat e mësuesve janë më të larta, kushtet janë më të mira, mësuesit futen në punë nëpërmjet instrumentit të portalit. Ngjarjet ne i dënojmë. Jemi distancuar. Ju thatë se po braktiset profesioni i mësuesisë. 1969 mësues janë licencuar. Lista e pritjes janë rreth 9  mijë. Çdo vit bëhen mësues me kontratë rreth 3 mijë mësues. Programet më shumë mbyllen në universitete private. Janë hapur 138. Të reja dhe të riformalizuara. Mekanizmi i qeverisë me mbështetjen me bursa sa paga minimale është një tjetër iniciativë. Vendimi i qeverisë i ka dhënë rëndësi të posaçme programeve.

Xhixho: Të vërtetat e Pizës nuk shikohen. Investimi më i madh i çdo familje shqiptare që është edukimi i fëmijëve. Kemi një rëndësi drastike në fizikë, ekonomi e matematikë. Gjendej alarmante që gjendet vendi. Skandalet që ju thoni se janë sporadike. Ata që njohim, imagjino ato që nuk njohim. Një drejtor shkolle që shpërndan drogë dhe nuk ka pasur reagime është tragjike. Pandemia ka qenë në gjithë botën. Të gjitha shtete në atë testim kanë qenë pjesë e pandemisë. Ky test dhe pandemia ka zbuluar të gjithë problematikën. 2 vjet mësim onlie. 2.29% prodhim i brendshëm bruto. Arsimi profesional finon 0.14% dhe mbështetja që ka parashikohej. Inovacioni nuk financohet. 0.02%. Kërkimi shkencor. E dini sa ëhstë biblioteka e fakultetit të drejtësisë. 1 me 1 është. Financohej 0.04% të prodhimit të brendshëm bruto. Kërkuan të shkoje 0.3%. Sa larg jemi nga të gjitha standarde. Në 2023 mbyllen arsimin e mesëm gati 2 mijë nxënës më pak. Kemi 54 mijë studentë të humbur që nga viti 2013. Po na ikën truri i këtij vendi. Për sa i përket vënëve vakante për mësues janë 222 matematike. Ju thon që nuk ka mungesa por si shpjegohet që e shpallni degë prioritare. Te shkencat e natyrës shkoni dhe shikoni sa pak ka në degë shkencore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 18/07/2024 20:43

    Mashtruesja dhe kusarja Erisa Xhixho te bej interpelanc me dyert e burgut dhe te kthej ne thesarin e Shqiperis cdo qindark qe ka grabitur me super kusarin Ilir Meta!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?