Të kërkuarit për sulmin në Basnjkë

Interpol nxjerr urdhër-arreste ndërkombëtare për të gjithë të dyshuarit për sulmin në Banjskë

16 Shkurt, 21:16| Përditesimi: 17 Shkurt, 00:43

  • Share

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat që dyshohet se realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar të akuzuarit, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radoiçiç, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin e 24 shtatorit. Si pasojë e sulmit në veri të Kosovës  gjatë shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe sulmuesve serbë u vra polici Afrim Bunjaku.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?