Foto ilustruese

Interpoli e kërkonte për trafik droge, kapet në Portin e Durrësit 41-vjeçari gjerman me pasaportë false! Përdori ngjashmërinë me një person tjetër, do ekstradohet

28 Tetor, 10:20| Përditesimi: 28 Tetor, 10:27

  • Share

Durrës- Tentoi të dilte nga Shqipëria me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, pas verifikimeve nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania.      

Ai ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike në vendin e tij.

I ndaluari është M.W., banues në Gjermani, teksa kanë nisur edhe procedurat e ekstradimit.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale "trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitetet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

“Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç”, sqaroi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale "falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "falsifikimi i dokumenteve". Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit në Gjermani.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?