Mes tingujsh muzikor dhe vargjeve, skena e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë dhuroi emocionet e një mbrëmje poetike dedikuar krijimtarisë së poetes Valbona Lola.
Nën interpretimin e artistëve korçarë, për artdashësit u përcollën mesazhe te forta per jeten e shoqërinë.
“Poezitë e Valbonës ishin me të vërtetë shumë të bukura. Ajo prekte gjithçka, familjen, dashurinë, jetën, largimin e fëmijëve, braktisjen e prindërve, bukuritë e natyrës, dashurinë e shpirtit pra, gjithçka. Ne gjetëm vetëm në çdo poezi”, tha Zamira Kita.
"Kristale Shpirti", “Vetmi Vjeshte” janë disa nga librat e poetes së re korçare.
“Përzgjedhja e poezive është bërë nga ana e aktorëve, por dhe nga ana ime. Ajo që po jetojmë sot, është që çdo njeri të marrë mesazhe të rëndësishme për jetën. Akoma nuk dua t’a besoj që ato janë poezitë e mia. Ndjej një detyrë shpirtërore, që i kam një borxh publikut për të bër poezi akoma më të bukura”, u shpreh Valbona Lola
Poezitë u interpretuan nga artistet Ligoraq Riza, Zamira Kita, Belliu Blerta, Kristian Koroveshi, Ilda Pepi