Foto ilustruese

Sociale

Parashikimi i motit/ E diela me diell, në mbrëmje shtohen vranësirat

9 Mars, 08:58| Përditesimi: 9 Mars, 09:07

  • Share

Territori i Shqipërisë do të vijojë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, që do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës ndërsa në orët e vona të mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim.

Kthjellimet më të theksuara priten përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë periudha me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme në të gjithë territorin.

Temperaturat do të mbeten të larta deri në 20°C përgjatë gjithë territorit.

Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht me shpejtësi mbi 5 km/h, kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor, duke shkaktuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.

A.Q/S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?