Intervista/ Dikur Ela Tase, sot Erblira Bici... njihuni me volejbollisten shqiptare që arriti majat në Europë

3 Qershor 2019, 20:40| Përditesimi: 3 Qershor 2019, 21:13

  • Share

Erblira- (Erë blini) një emër me plotë kuptim, të cilit volejbollistja shqiptare i jep më tepër vlerë. Erblira Bici, i ka dhënë një "erë" tjetër skuadrës së volejbollit të Novarës në Itali, fituese të Champions League. Gramshi është një qytet i vogël, disi i harruar, por volejbollistja na bëri që t'i kthenim sytë nga ky vend që ka prodhuar një talent, por jo vetëm. Bici i dha një vlerë të shtuar edhe volejbollit shqiptar, që duket se dita-ditës po vuan mungesën e vëmendjes, si nga tifozeria ashtu edhe nga shteti.

Fatmirësisht ka ende talente si Erblira. Kur prindërit kujtojnë me krenari kohën kur Pallati i Sportit mbushej plot e për plot për të parë spektaklin që dhuronte në parket Ela Tase, ne sot mund të mburremi me Erblira Bicin. 23-vjeçarja i ka dedikuar jetën volejbollit, me një karrierë që ka njohur vetëm ngjitje.

Në një intervistë për Shqiptarja.Com, Erblira rrëfen rrugëtimin e saj në sport, si ia doli që nga ekipi i Gramshit të prekte majat e sportit me skuadrën e Novarës në Europë duke ngritur lart trofeun e Champions League.

Kur ke nisur që të merresh me volejboll? Si ka lindur kjo dëshirë? Përse volejbollin dhe jo një sport tjetër?

-Volejbollin e kam nisur në moshën 10-vjeçare.  Ka qenë një shtyse nga mamaja ime.  Ishte e vetmja mundësi volejbolli për femrat në qytetin tim të lindjes, Gramsh.

Si e kujton ndeshjen tënde të parë?

-Hmm... është një kujtim pak i zbehur, por që më kujtohet që fituam dhe isha shumë e lumtur pas asaj ndeshjeje.

A ka qenë e vështirë për ty që të merreshe me këtë sport? (Një nga momentet e tua më të vështira, nëse mund ta thuash)

-Padyshim si çdo gjë në jetë ka vështirësitë e veta, nuk mund të presësh që të shtrohet një tapet i kuq para teje pa vështirësi. Duhet të punosh dhe ta meritosh. Një nga momentet e mia më të vështira ka qenë  viti i parë qëjam larguar nga familja 15 vjeç, për të qenë pjesë ekipit të Tiranës, ku duhet të përballoja e vetme të gjitha ndryshimet si në sport ( kalimi nga të rejat tek te rriturat) në shkolle, dhe kapërcimi nga një qytet i vogël në kryeqytet ku nuk njihja asnjëri.


Erblira Bici teksa ngre Kupën e Champions League

A ka pasur njerëz që të kanë thënë "lëre sportin, në Shqipëri nuk ke të ardhme"?  Nëse po, si ka qenë përgjigjja jote...

-Sinqerisht nuk kam pasur persona të tillë përkundrazi, gjithmonë më kanë dhënë shtysë për të shkuar më lartë. Megjithatë edhe sikur të kishte të tillë persona, nuk besoj se do ndikonin.

Cilën do të veçoje ti, si momentin kyç në karrierën tënde në volejboll?

-Do të veçoja dy momente. I pari  është momenti ku trajneri Hasan Gurabardhi më pa në skuadrën e Gramshit dhe me ofroj t'i bashkohesha ekipit të tij. Dhe momenti tjetër kyç ka qenë marrja pjesë me kombëtaren në verën e 2015, ku arrij të jem në krye të pikëshënuesve të turneut( Euro League)  njohja me menaxherin dhe kalimi im nga kampionati shqiptar në atë italian.

Si ishte kalimi në një kampionat të huaj, si ai Italian?

-Kampionati  italian nga vetë rezultatet që shihni dhe tani është nder kampionatet më të forta të botës.  Është dashur shumë punë nga ana ime të përshtatesha dhe të mbushja mangësitë që kisha nga kampionati shqiptar.

Sa e vështirë ka qenë që të përshtateshe me njerëzit, kulturën, gjuhën?

-Italia  mendoj se është vendi më i thjeshtë për t'u përshtatur. Ndoshta kështu ka qenë për mua.


Erblira Bici me kombëtaren shqiptare

A je ti shumë strikte sa i përket mënyrës se jetesës? Që do të thotë stërvitesh shumë, ha shumë shëndetshëm?

-Të them strikte jo, por as nuk e teproj. Çdo sportistë profesionist e di limitin pasi çdo gjë do ndikojë më vonë në performancën e tij.

Cilat janë ndryshimet midis volejbollit që luhet në Shqipëri dhe atij në Itali?

-Ndryshimet janë të mëdha. Janë dy kampionate me nivel krejtësisht të ndryshëm. Në Shqipëri volejbollin e bëjnë  si diçka të dytë, ndërsa në Itali persë i përket serisë A, bëhet si profesion. Me 2 herë stërvitje ku duhet t'i përkushtohesh vetëm sportit. Duke mos përmendur investimet dhe faktin që luajnë lojtarët më të mira të botës.

Cilin kujton njeriun si më të rëndësishëm në karrierën tënde, që të kë ndihmuar (përveç familjes)

-Normal në rrugëtimin tim ka pasur njerëz që më kanë ndihmuar, por do të veçoja familjen, ata kanë qen gjithmonë pranë meje.

A ke pasur një moment që ke thënë se do heqësh dorë nga volejbolli? Nëse po, çfarë të ka bërë që të mos e marrësh këtë vendim drastik

- Është normale që njeriu të ketë momente dobësie, por asnjëherë nuk e kam menduar të ndaloj.


Erblira Bici me skuadrën "Barleti Volley"

Dhe tani që je e para volejbolliste shqiptare që fiton Kupën e Italisë dhe Champions-in, çfarë do të thotë kjo për ty?

- Ky suksesi im është një vlerë e shtuar për volejbollin shqiptar. Jam shumë krenare dhe jam munduar për ta përfaqësuar sa më denjësisht. Shpresoj që këtë sukses ta provojnë sa më shumë lojtar/e shqiptare.

Cilat janë synimet e tua tashmë, pasi ke arritur majat në volejboll?

-Pavarësisht suksesit të këtij viti, si çdo lojtar profesionist pres të nis një aventurë të re.


Erblira Bici me Kupën e Champions League

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirana Volley: 04/06/2019 10:02

    Era mos i harro ata qe investuan dhe te moren nga Gramshi ne Tirane dhe te celen porten e fatit ne Volejboll, Suksese tung,nga Tirana Volley dhe Facebook qe te nisi mesazhin.

    Përgjigju
  • Fredi DOBIÇI qè e gjetën PLAKAT e Kombinatit nêpèr FERRA tek Kodrat e KASHARIT: 03/06/2019 21:59

    Harrojeni Krahasimin me të madhen ELA TASE !!!!! NUK vjen mê KURRRRRRË ELA TASE në Volejbollin SHQIPTAR !!!!! SUKSESE VAJZËS , por mos e krahasoni me ELA TASEN !!! ELA TASE ishte si FRANCESCO TOTTI tek ROMA !!!!!! A mund tê Lindi një TOTTI tjetêr tek ROMA ??? KURRRRRRRRË më !!!!!! Mbase për 10 MIJË VJET , por edhe për 10 MIJÊ VJET , Unê NUK e BESOJ KURRRRRÈ !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?