“Ester, - më thotë, mos ki merak se mua do më kesh gjithmonë pranë”.
Është qershor i vitit 2000, kur Viktor Gjika ia thotë këto fjalë së bijës, Esterit.
“Këto fjalë im atë m’i thotë kur unë po shpërngulem në Itali. Një nga momentet më të rëndësishme mes meje dhe tij”, tregon Ester Gjika, e bija e regjisorit të njohur Viktor Gjikës.
Të tjera momente të familjes Gjika, vajza e vetme e një prej regjisorëve më të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare, i sjell në librin “Film pas filmi, unë bija e ...”, si përmbushje të një dëshire të të atit.
“Është një rrëfim që ka pretendimin të vazhdojë hedhjen në letër të kujtimeve të tim eti”, shton më tej.
Në këtë 15-vjetor të ndarjes nga jeta të kineastit, botimi prezantohet këtë fillim javë në Qendrën për Hapje e Dialog. Ester e quan si vazhdim, në një aspekt familjar, të rrëfimit të të atit në librin “Vit pas viti”.
“Im atë në momentet e fundit të jetës arriti t’i rrëfejë publikut se çfarë ndodhi pas kamerës. Unë kam qenë e pranishme në shumë prej atyre shesheve të xhirimit dhe duke parë nga afër vështirësitë kur xhiroheshin skena të veçanta”, shton më tej Ester.
Miq e dashamirës janë të pranishëm në këtë takim.
“Dera e Viktorit ka qenë gjithmonë e hapur. Ndonëse jetoja jashtë, kur kthehesha e gjeja të mbushur me artistë, njerëz të skenës që hynin. Deri në ndarjen nga jeta të prindërve të mi, Florës dhe Viktorit”.
Ester u rrit mes shesh xhirimeve, dhe me sytë kureshtar fiksoi në memorien e saj, ndërtimin e mizanskenave, personazhet, vështirësitë e të bërit film në atë kohë.
“Duhet t’ia tregoja publikut se me çfarë vështirësish u bënë këto kryevepra”, shprehet Gjika.
Kujton të atin të lidhur me litar në majë të digës për të xhiruar portretin e Uranit tek ‘Horizonte të hapura’ e të tjera skena.
“Kujtoj për shembull skenën e djegies së shtëpisë së nënë Pashakos tek ‘Yjet e netëve të gjata’, kur në dritaret e shtëpive vihej pambuk i lagur në alkool dhe duke u vënë flakën atyre dukej sikur shtëpia digjej. Apo tek “Debatiku” kur xhironin skenën e Colit tek karroca, që im atë ishte i lidhur me disa rroba si litarë pasi donte që ta xhironte karrocën në lëvizje”, thotë më tej.
Nuk ka qenë e lehtë të bëje art në diktat, kur censura ishte e fortë. Ester e rrëfen në librin e saj zhgënjimin e zemërimin e Viktor Gjikës, tek kërkon të takojë Ramiz Alinë, kur i heqin skenën e betejës së Isa Boletinit tek “ura me tri harqe”. Të tilla, ka dhe të tjera episode.
“Viktori ka pasur merak të madh. I quante tre plagët e Gjergj Elez Alisë janë tre censurimet më eklatante që i janë bërë filmave të tij. Është beteja e Urës me tri harqe (“Nëntori i dytë”) , finalja e “Gjeneral Gramafonit” që ishte kaq e dhimbshme dhe kaq disfatiste për klasën punëtore saqë nuk u pranua, si dhe disa censurime tek “Yjet e netëve të gjata”. Këto ai vetë i quante plagët e Gjergj Elez Alisë po nuk kishte ç ‘bënte, ishte koha vetë që artistët duhet ti përshtateshin nomenklaturave se ndryshe nuk do arrinin ti krijonin. U përpoqëm si familje që ti gjenim dhe t’i bashkëngjisnim, por nuk i gjetëm më”.
Ester e ruan të gjallë në kujtesë finalen e censuruar të Gjeneral Gramafonit.
Ky libër mbart përjetime, aspekte personale, përfshirë edhe keqardhje.
“Im atë doli në pension në kulmin e krijimtarisë në moshën 55-vjeç, kjo ishte e pafalshme, sigurisht ishte konteksti politik, koha kur Kinostudio u shpërbë etj., por ka qenë një gjest që ai s’ia fali kurrë kujt e bëri”, thotë më tej Ester.
Pas “Film pas filmi”, Ester mendon që ta vijojë rrëfimin e saj.
Ishte regjisor i madh. Po mire o goce, edhe kryevepra, edhe u censuruan? Nuk shkon,jane kryevepra se te tilla jane shfaqur, me redaktime e shkurtime, hiqen pjeset bruto dhe lihet cfare do te shfaqet. Keshtu ndodhe edhe be Hollivood e ne cdo kinematografi. Por psikologjia shqiptare e do te thuhet, qe isha me i mire, por nuk me lane.????????????
PërgjigjuPershendetje dhe faleminderit per komentin, jam Ester. Nje sqarim te vogel: nuk behet fjale per shkurtime ne proces prodhimi, post produksioni apo editimi a montazhi. Kur nje film perfundon, kompletohet, eshte gati per shfaqje dhe me pas I hiqen pjese per arsye nomenklature pra politike, quhet censurim. Dhe nuk permend askush kush eshte me I miri (dhe nuk e lane) etj, secili artist ka identitetin e vet dhe personalitetin e tij unik. Flm edhe nje here ????
VIKTORIN E KAM NJOHUR NGA AFËR.VAJZA NUK ËSHTË VIKTORI,UNË I MARRË ME REZERVA ATO.VIKTORI ISHTE DHE MBETET ARTIST I POPULLIT,DHE NJË NJERI I MIRË.
PërgjigjuPershendetje dhe faleminderit per komentin, jam Ester (dhe Jo Viktori - sic thoni dtejt edhe ju). Sejcili eshte i lire ti marre me apo pa rezerva detajet, te dhenat, rrefimet … prandaj jemi ne demokraci ku ka mendim dhe shprehje te lire. Shyqyr qe ia arritem kesaj dite! Por vertetesia e tregimit dhe e te rrefyerit nuk mund dhe nuk duhet vene ne dyshim. Flm edhe nje here.
Regjisori Viktor Gjika ishte nje kineast i shquar perkrah Dhimiter Anagnosit, Pirro Milkanit, Vladimir Priftit etj. por vajza e tij duhet te beje kujdes kur thote se ishte i demtuar nga censurimi ideologjik, pasi ai ishte konformist me regjimin e Enver Hoxhes, te cilit i kushtoi nje dokumentar ditirambik.
PërgjigjuFaleminderit per komentin, jam Ester. Askush nuk tha qe “eshte demtuar”… por thjesht censuruar. Dhe fakti qe ne ate epoke iu dedh te bente (me porosi dhe urdher nga lart) dokumentarin per diktatorin, nuk donte te thoshte qe u be imun dhe I perjashtuar nga kritikat e censurimet e metejshme. Jane dy gjera krejt yes ndryshme dhe nuk ekskludojne njera tjetren. Flm edhe nje here.