Fatos Nano

Intervista e Fatos Nanos nuk 'gëlltitet' nga opozita, sulme personale dhe akuza: Turp të kesh, sa miliona euro ke marrë nga Rama

5 Shkurt 2021, 15:19| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 15:35

  • Share

Në intervistën e dhënë mbrëmë ish-Kryeministri Fatos Nano ka 'trazuar shumë ujëra' sidomos në kampin opozitar.

Qëndrimet e tij të forta, në veçanti për Sali Berishën dhe Ilir Metën, njëri lideri historik i PD me një rol ende shumë të fortë dhe tjetri President i vendit, ka krijuar siklete të mëdha në selinë blu dhe në atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një sulm frontal ndaj Nanos i nisur si me telekomandë ka degjeneruar në akuza personale.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, nxiton ta quajë të shitur Nanon.

 “Të shitesh te një lakuriq me thonj pa prere je me pak se ordiner”, ka shkruar ai.

Ndërkohë që shumë personal ka qenë edhe reagimi i numrit 2 në PDIU, Mesila Doda, teksa kapet me moshën e tij.

"Ike 53 vjeç si zotni, kthehesh 70 vjeç për gjynah… po ç’pate? Rrëpirë intelektuale", shkruan Mesila Doda.

I çuditshëm ishte edhe reagimi i Berishës, i cili edhe këtë herë nuk iu përgjigj drejpërdrejtë akuzave se ishte ai që u kujdes personalisht ta fuste në burg Fatos Nanon, liderin e opozitës së viteve të vështira '90. Ai nuk i mohoi akuzat por thjesht shkroi: “Miq, Fajin e ka Saliu!

Të tjera reagime nga radhës e PD dhe LSI kanë mbushur rrjetet sociale. Ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj, i cilëson deklaratat Nanos si një servilizëm ndaj kryeministrit Edi Rama.  Biberaj shprehet se ish-kryeministri Fatos Nano duhet të tregojë sesa miliona euro ka fituar nga shitja e partisë në vitin 2005 te Edi Rama. 

Një prej rishtaret në opozitës, e bashkuar së fundmi me LSI-në Brisida Shehaj e  akuzon Fatos Nanon se është shitur për leje ndërtimi.

 “Hall të madh rilindja. Dikur i shante, i gërryente, i përdhoste me veze e domate. Sot si për qoka punësimi apo leje ndërtimi bërtasin sa e mirë rilindja. Nuk e di pse Fatos Nano vazhdon ende të shesi socialistët. Por ai harron që nuk jemi socialistët naiv të ’98”, shkruan Shehaj.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vito: 06/02/2021 13:31

    U be Nano kurva Rames. Kaq shpejt u shit. Po ske fai, muti te halja shkon.

    Përgjigju
  • Sifi: 05/02/2021 21:01

    Te gjirhe servilet e Saliut dhe Likes dalin kundra Nanos.Nuk e kuptoni qe cdo akuze e juaj eshte material tallje nga Nano.Buberaj thote se ka marre miliona nga Rama!Bej padi ne gjykate ne se ke prova.Jeni bere te neveritshem per popullin me fake news qe perdorni ketu e 30 vjet .Jeni njerez pa Kollare ne por Tosi ju nuk ju perdor as per oeshqir kembesh .Rama merr mandatin e trete me 80 deputet dhe do tallet me ju lolo dhe kater vjet te tjera

    Përgjigju
  • Turi: 05/02/2021 16:37

    Ikni o shpellare ,,,edi rama eshte kryeministri me i mire ne shqiperi ne 100 vite,,ju jeni llum e kaluar llumit .......vafshi ne ferr ..vdekshi me soj e sorrollop...edi rama vazhdo perpara ...kafshet kafshe mbeten pavarsisht ku rrine.....u shofshi o rrace muti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?