Gazetari amerikan Guy Lawson, autor i librit “Armët dhe çunat”, i cili fitoi gjyqin pas padisë së Shkëlzen Berishës thotë se ka një mënyrë për të rihapur hetimin, nëse ka vullnet real për drejtësi në Shqipëri.
Në një intervistë për librin e tij ai u pyet gjerësisht edhe për Trebickën për të cilin beson se është vrarë.
Ai e përfundon intervistën, me një apel për publikun shqiptar dhe gazetarët: As qeveria shqiptare e djeshme dhe e sotme, as qeveria amerikane nuk janë të interesuara të dalë e vërteta. Madje as Hollivudi që ka bërë një komedi të zezë mbi rastin e as vetë New York Times – thotë Lawson.
Vetëm njerëz që e duan Shqipërinë, mund ta shpëtojnë të vërtetën e kësaj ngjarjeje, thotë gazetari në intervistën, pjesë nga e cila mund të lexoni më poshtë:
Z.Lawson, ministrja e Mbrojtjes në Tiranë, para pak kohësh, ia sugjeroi librin tuaj anëtarëve të Parlamentit shqiptar…
– Ju keni një sistem qeverisës të korruptuar dhe të thyer, se zyrtarët nuk kanë mbajtur ndonjëherë përgjegjësi për aktet e tyre, përfshirë këtu edhe vrasjen e dhjetëra njerëzve në një shpërthim, që është përshkruar në këtë libër. Kur Edi Rama ishte në opozitë u bë shumë zhurmë që të bëheshin hetime për çështjen AEY dhe hetime për shpërthimin që vrau kaq shumë njerëz. Duke parë korrupsionin që ishte kaq shumë i përhapur gjatë asaj kohe dhe duke parë kontratën me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, nuk po shoh të jetë bërë ndonjë gjë.
Kështu që do të thosha se ministrja më shumë se të sugjerojë librin, ajo në të vërtetë mund të marrë hapa për të bërë përgjegjës zyrtarët për atë që ndodhi. Vetëm nëse bëni diçka e tillë, nëse thyeni këtë zinxhir korrupsioni, mund të filloni të përparoni vërtetë drejt një qeverisje të përgjegjshme.
Si mendoni se mund të rihapet hetimi për Gërdecin?
– Mendoj se duhet të rihapin hetimin për vdekjen e Kosta Trebickës.
– Çfarë dini ju për vrasjen e Kosta Trebickës?
– Di që Kosta Trebicka vdiq në rrethana shumë të dyshimta, di se nuk ka pasur kurrë ndonjë hetim apo përpjekje reale dhe të sinqertë për të gjetur se çfarë ndodhi në të vërtetë. Unë di se ai kishte zemëruar shumë zyrtarë të lartë, duke përfshirë edhe Kryeministrin në atë kohë, ministrin e Mbrojtjes dhe shumë njerëz të tjerë brenda njësive të krimit të organizuar që rrethojnë qeverinë shqiptare.
Pra, kishte shumë armiq atje dhe shumë armiq të tjerë në qeverinë amerikane, në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe Departamentin e Drejtësisë në Majemi. Ai kishte zemëruar shumë njerëz.
Pra, ideja se makina e tij papritur u përmbys dhe ai vdiq në një “aksident”, fakti se kurrë nuk u bë një hetim dhe se familjes së tij, me aq sa di unë, i është kërkuar të heqin dorë, pak a shumë kërcënuar, më bëjnë të mendoj se ku ka tym, ka zjarr, ose të paktën ka sugjerim për zjarr.
– Djali i ish kryeministrit Berisha përmendet kudo në librin tuaj. Çfarë faktesh gjetët ju për përfshirjen e tij?
– Djali i ish-Kryeministrit u takua me çunat kur ata ishin në Shqipëri, për të rregulluar shpërndarjen dhe ripaketimin e këtyre municioneve me një çmim që ishte dyfish i çmimin që qeveria shqiptare po i merrte.
Qeveria shqiptare po i shiste municionet rreth 2 cent, për një kompani tjetër për rreth 4 cent, dhe më pas çunat e blinin për rreth 8 cent. Pra, çfarë ndodhi me ato pará? Implikimi është i qartë; djali i Kryeministrit, ndoshta edhe vetë Kryeministri, sigurisht Ministri i Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë, po përfitonin paratë, të cilat i dërguan në një kompani në Qipro dhe më pas u zhdukën.
– A mendoni se njerëzit do ta kenë të vërtetën një ditë?
– Pyesni Edi Ramën.
Një pyetje nga Geraldo Durda, vëllai i një fëmije 6 vjeç të vrarë në Gërdec. Pyetja e tij është: Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i dënuar 5 vjet nga gjykata e apelit, si përgjegjës në tragjedinë e Gërdecit, është tani azilant në Amerikë. Luan Hoxha, sipas një kabllogrami të SHBA, raportoi përfshirjen në Gërdec të djalit të kryeministrit. Kjo u mohua më pas. Si është e mundur që SHBA pranoi kërkesën e tij për azil?
– Kjo jo vetëm është e mundur, por edhe bën shumë sens në qoftë se e shikon nga këndvështrimi i amerikanëve. Të gjithë njerëzit në pushtet, kur Gërdeci shpërtheu, kërkuan që problemi të largohej.
Ata nuk donin të bëhej një hetim serioz dhe nuk donin të zbuloheshin lidhjet me Ministrin e Mbrojtjes, djalin e Kryeministrit dhe ndoshta edhe vetë Kryeministrin. Brenda Ambasadës Amerikane në Tiranë kishte të dhëna, se zyrtarët amerikanë ishin në dijeni të projektit të demilitarizimit në Gërdec dhe se çdo hetim për ta zbuluar atë do të rrezikonte marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, pasi populli shqiptar do të merrte vesh se çfarë po ndodhte realisht.
Dhe kështu, kur Shefi i Shtabit kërkoi azil, gjëja më evidente që mund të bënin Shtetet e Bashkuara së bashku me qeverinë shqiptare, ishte ta pranonin kërkesën e tij dhe ta nxirrnin atë jashtë vendit.
Unë e di që ai jeton këtu, kam tentuar ta gjej, por pa sukses, por edhe në qoftë se e gjej, nuk mendoj se do të fliste. Nga ajo që kam kuptuar dhe nga çfarë më kanë thënë burimet e mia, ai është shumë i frikësuar.
Pra, ajo që dua t’i them vëllait të djalit është: faleminderit që e ke lexuar librin. Shpresoj të mund të bëjmë diçka për të zbuluar të vërtetën, por realiteti është se si qeveria shqiptare ashtu edhe qeveria amerikane, të dyja ndajnë interesin për ta mbajtur atë sekret.
– Dua të rikthehem përsëri tek ajo çfarë keni zbuluar ju për përfshirjen e Ambasadës amerikane në çështjen Gërdeci?
– Unë nuk e kam fuqinë për t’i detyruar njerëzit të flasin; në Amerikë ti i nxjerr njerëzit përpara një gjykate apo një trupi gjykues dhe i kërkon të thonë të vërtetën. Unë jam gazetar, por ajo që kam arritur të zbuloj është se ka pasur, të paktën, dyshime nga zyrtarë të lartë brenda Ambasadës Amerikane për zyrtarë të tjerë të lartë në Ambasadë, të cilët ndoshta morën pará për të mbyllur një sy, ndërsa në Gërdec vazhdonte aktiviteti.
Mos harroni, në dukje kjo ngjante si një ‘krim’ i parrezikshëm, se qeveria shqiptare ishte e detyruar të hiqte qafe një sasi të madhe tepricash municione dhe armatime, si kusht për t’u bashkuar në NATO. Fishekët do të çmontoheshin në Gërdec për t’u paketuar më pas dhe për t’i shitur në tregun global të skrapit për pará. Pra, dukej si një mënyrë për të nxjerrë ca pará, por problemi është se duhej bërë në mënyrë të sigurt dhe ata nuk e bënë. Kështu shumë njerëz vdiqën dhe ata e mbuluan. Është fare e thjeshtë.
Pra, pyetja është, a ishte qeveria amerikane apo ndonjë zyrtar i lidhur me qeverinë amerikane, në dijeni, apo edhe i përfshirë në atë që po ndodhte në Gërdec? Unë kam prova që tregojnë mundësinë e përfshirjes, por besoj se kjo kërkon një hetim të vërtetë me fuqitë e qeverisë për ta zbuluar.
A ishte i përfshirë ambasadori Withers?
– Ai nuk pranoi të fliste për këtë, në diktofon, sepse nuk dëshironte të ishte i përfshirë në ndonjë mënyrë në këtë libër, por mund t’ju them se nuk kam gjetur asgjë për të, në kërkimin tim. Unë gjithashtu besoj, dhe mendoj se është e drejtë të thuhet, se ai ndjehej keq për atë që ndodhi në Gërdec dhe do të donte të ndihmonte Shqipërinë të çlirohej nga kjo kulturë korrupsioni. Kështu që nuk e shoh atë si dikë të përfshirë.
Mund t’ju tregoj një histori. Ndodhi që një reporter i New York Times, erdhi në Tiranë në vitin 2008, pasi Kosta Trebicka kishte folur për New York Times. Gazetari shkoi për të intervistuar ministrin e Mbrojtjes, Mediu, në Ministrinë e Mbrojtjes. Mediu mendoi se ky do të ishte një moment ku ai do të shfaqej në gazetën New York Times dhe mendoi se do të fliste për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO etj.
Ata filluan intervistën dhe gazetari menjëherë i tha se kishte dijeni për lidhjen e tij me AEY, se ishte në dijeni që fishekët bliheshin për 2 cent dhe shiteshin për 4 cent dhe e pyeti se ku kishin shkuar ato miliona dollarë nga diferenca e tyre.
Ministri Mediu e pa çuditshëm, bërtiti e ulëriti. E gjithë kjo është filmuar nga një kameraman i ri shqiptar që punonte në Ministri. Atë natë Mediu, kërkoi një takim me ambasadorin Withers. Ajo që ndodhi në atë takim është subjekt i disa polemikave, por e sigurt është se ndodhi një gjë; Mediu urdhëroi që të gjitha municionet e kalibrit të vogël AK-47 në aeroportin e Tiranës të zhvendoseshin, në mënyrë që kur gazetari i New York Times të shkonte të nesërmen, të mos i gjente.
Ato u zhvendosën gjatë gjithë natës dhe e dini se ku përfunduan? Në Gërdec, sepse Gërdeci ishte një vend ku mund të fshihje çdo gjë. Pra, ky është një nga rastet ku mund të them se ambasadori Withers kishte dijeni se ministri i Mbrojtjes, në mënyrë aktive, po përpiqej të mashtronte dhe të fshihte këtë gjë nga New York Times.
Si gazetar nuk mendoj se është e përgjegjshme të nxjerrësh konkluzione, kur nuk mund ta bësh dot, por ka më shumë se një dyshim se brenda ambasadës kishte përfshirje. Në rast se ambasadori nuk merr masa specifike, kjo nuk do të thotë se Ambasada nuk është në dijeni për atë që po ndodh.
Po kush ishte i përfshirë atëherë?
– Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri i Mbrojtjes. Kemi miliona dollarë të zhdukur nga çmontimi i një grumbull municionesh të tepërta, kemi 26 civilë të vrarë; keni një njeri, Kosta Trebickën, i cili i tregoi të vërtetën pushtetit, që e çoi të vërtetën tek New York Times dhe më pas në Pentagon, e në fund tek Departamenti i Drejtësisë në Amerikë dhe asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte për të vërtetën.
Në fakt, kjo iu kthye për keq atij. Pra, ajo që dua të them është se struktura e korruptuar politike në Shqipëri në bashkëpunim me qeverinë amerikane në lejimin e atij korrupsioni, bënë që zyrtarët shqiptarë nuk mbajtën përgjegjësi dhe individë të caktuar dolën të fituar nga kjo skemë multimilionë dollarëshe.
– Po njerëzit e përfshirë nga Ambasada amerikane, çfarë përfituan ata?
– I kam emrat, kam edhe dokumente dhe do isha i lumtur t’ia tregoja dhe jepja ato qeverisë shqiptare në qoftë se, do të bëhej një hetim serioz për këtë çështje dhe do isha i lumtur të bashkëpunoja me ta.
Siç doli, pasi libri u botua, botuesi im tha qysh në fillim se ky material ishte shumë specifik për Shqipërinë për t’u publikuar, me emra specifikë dhe ishte i rrezikshëm publikimi i tyre për shkak të procedurave federale këtu në Shtetet e Bashkuara.
Pra, konteksti në të cilin unë mund ta ndaj këtë informacion, do të duhej të ishte për një Gjykatë, në një hetim serioz. Prandaj nuk mund t’i jap emrat, gjithsesi edhe po t’i jepja nuk do t’ju ndihmoja. Çështja është se ka njerëz brenda qeverisë amerikane të cilët ndjejnë se ka më shumë se një sjellje të dyshimtë në lidhje me mënyrën dhe rendin, në të cilën këto municioni shiteshin dhe çmontoheshin.
Si çdo mafie, dukej sikur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë po e bënte për përfitimin e vendit, ndërkohë që po e bënte për përfitime personale.
– Ju dini më shumë se kaq, ju i keni emrat, por nuk mund t’i thoni ato?
– Nuk po përpiqem t’ju mbaj larg nga kjo. Unë e di që ju doni emra, emra, emra, por kjo është më e komplikuar se kaq. MEIKO ishte një kompani shqiptare armësh, e cila shiste fishekë për 2 cent në një kompani në Qipro, që i sheste këto municione, AK-47, për 4 cent secilin fishek.
Por ju e dini që bëhej fjalë për qindra mijëra fishekë. Atëherë çfarë ndodhi me diferencën mes 2 dhe 4 cent? Bëhet fjalë për miliona dollarë dhe ato thjesht u zhdukën. Ky ishte një korrupsion i qartë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo është mbajtur fshehur dhe zyrtarët e përfshirë fituan imunitet; populli i Gërdecit nuk ka marrë ende asnjë drejtësi dhe populli shqiptar nuk do ta marrë vesh se në çfarë lloj shoqërie po jeton, sepse zyrtarët, si brenda qeverisë së Berishës dhe tani, me ç’duket, brenda qeverisë Rama, nuk po thonë të vërtetën.
Asgjë nuk fshihet dot përgjithmonë. Mendoni se faktet do të dalin një ditë?
– Nevojitet guxim për t’i bërë ballë. Është e lehtë për mua si një gazetar në Amerikë që të jem i guximshëm, për t’i detyruar njerëzit të thonë të vërtetën, por e di gjithashtu se për një gazetar shqiptar është shumë më e vështirë.
Nëse shikoni rastin e Kosta Trebickës dhe vdekjes së tij në rrethana shumë të dyshimta në një aksident me makinë, i cili nuk është hetuar siç duhet, kuptoni se çfarë ndodh nëse përpiqesh të thuash të vërtetën dhe t’i bësh ballë këtyre njerëzve.
Pra, mendoj se nevojitet pak diplomaci e vërtetë nga ana e qeverisë amerikane, për të folur jo vetëm për dëshirën e një qeverisjeje të hapur dhe të ndershme në Shqipëri, por për të bërë përgjegjës zyrtarët.
Nevojitet diçka më shumë nga vetë Edi Rama dhe njerëzit rreth tij. Shkoni pyesni pse nuk keni nxitur të hapet një hetim; çfarë ka ndryshuar; pse ajo që ndodhi në Gërdec nuk është më kuptimplotë; pse nuk kanë më rëndësi jetët e njerëzve; nuk ka më rëndësi Kosta Trebicka?
– A mund të më thoni diçka në lidhje me politikanët shqiptarë të përfshirë në Gërdec, që nuk i keni përfshirë në libër, pasi nuk kishin interes në Amerikë?
– Nuk është se nuk kishin interes, por ato ishin shumë specifike për Shqipërinë për t’u botuar, besoj se më kuptoni. Gjithsesi, pjesa më e madhe e këtij informacioni lidhej me Ministrin e Mbrojtjes Mediu.
Vajza e tij studionte në një shkollë në Teksas, ku taksa vjetore ishte 40.000 dollarë, ndërkohë e gjithë paga e ministrit ishte 20.000 dollarë në vit. Pra, më thoni se si ishte e mundur?
Ministri i Mbrojtjes Mediu vinte gjithmonë në Shtetet e Bashkuara për Mëngjesin e Lutjeve, një lloj ceremonie ku republikanët konservatorë dhe disa demokratë mblidheshin për t’u lutur për të ardhmen në botë dhe Mediu hiqej si i krishterë. Kur u takua një herë me ambasadorin Withers, ambasadori duke menduar se Mediu ishte i krishterë, i kërkoi atij të thoshte një lutje. Të gjithë zyrtarët shqiptarë filluan të qeshnin sepse, në thelb, ata luanin lojën me politikanët amerikanë duke bërë nga këto gjëra për t’i kënaqur ata, por në fakt ky ishte mysliman.
Kjo tingëllon si një shaka, por duhet të kuptoni se Shqipëria ka një situatë shumë të dobët ligjore. Unë nuk e di nëse e vërteta do të dalë, por Shqipëria, si anëtare e NATO-s, si një vend që po përpiqet të jetë pjesë e Evropës, ka nevojë të krijojë rrugën e vet dhe të mos jetë frikacake nën hijen e Amerikës.
Unë shpresoj që shqiptarët të përpiqen t’i detyrojnë njerëzit si Edi Rama të mbajnë fjalën e tyre dhe të mbështesin viktimat e Gërdecit.
Mos e prisni nga jashtë ndihmën. As Hollivudit nuk i bëhet vonë shumë për historinë e vërtetë, sinqerisht as New York Times-it nuk i bëhet vonë. Njerëzit që e duan vërtetë Shqipërinë dhe gazetarët si unë e ti janë ata që duhet të ushtrojnë më shumë presion që e vërteta të dalë.
Intervista është dhënë për gazetaren Rudina Xhunga në mars 2016.
Ore Shqiptar a nuk e kuptonibqë qeni bastard salmut është njeriu më i zi i historis Shqiptare. Po ky çen zgjebarak ka shum bashkëpuntor në punët e ti të pista e është shum zor që në një vënd si Shqipria të vihet drejtësi. Shqipria është një moçal i madh e që ky moçal të thahet duhet hapur një kanal shum i thell e kshtu Shqiptarët shpëtojn.
PërgjigjuOre po' ky po' e thote troc qe NUK KA INTERES ASNJI TA BOJ DUHET TA BEJNE VETEM SHQIPTARET, NE NUK E BEJME DOT ATEHERE DUHET TE RRIME URTE DHE ME PLOT GOJEN QE KY VEN NUK DO TE BOHET PER POPULL POR PER PLERA TIP POLITIKANESH DHE NJEREZIT E TYRE QE I MAJNE NGA MBRAPA. NJE GJE DESHA TE SHTOJA KETIJ KOMENTI QE KJO ESHTE DEMOKRACIA QE KEMI KERKU QE HAJDUTI THOTE QE NUK KAM VJEDH DHE DEL NGA BURGU VRASESI THOTE QE NUK KAM VRA DHE AI DEL NGA BURGU DHE POPULLI SHKRET VJEDH KORENT ME TE DREJT SHKON NE BURG POR NUK DEL PA BO DENIMIN. NGA HISTORIA E GAZETARI DEL DHE AMERIKA KA INTERESAT E VETA......... QE NUK FLET DHE NUK LEVIZ atehere te na roje demokracia amerikone
PërgjigjuTe rralle jane ata njerez qe japin intervista te tilla dhe e thone te verteten kaq hapur ne sy e kaq brutalisht.Duket sikur I dha nje shuplake te forte politikaneve tane dhe gjithe sistemit qeverises e mendesise shqipetare.BRAVO!
PërgjigjuBERISHA E MEDIU TE merren te pandehur nga spaku per gerdecin,,,shitjen e detit,,4 te vrare ne bulevard,,,vjedhjen e miliona dollareve ne rrugen e kombit.....
PërgjigjuTrebicken e vrane familja vampire Berishe ndaj hajer nuk kane per te bere dhe si qente e rruges do vriten Dali Shkerdhwn e komoani
PërgjigjuRamiz Hoxha, Haklajt, Gerdeci, 21 Janari, Trebicka e shum te tjer me plot prova dhe familja berisha si Pasha ne mes te Tiranes. Shteti dhe drejtesia ne shqiperi esht ZERO!
Përgjigju