I ftuar në emisionin Top Story ish-aktori i Portokalli, Florjan Binaj, sot kandidat i djalit të Sali Berishës për bashkinë e Tiranës, u pyet, veç të tjerash, edhe në lidhje me foton me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Binaj e përshkoi si një aktivitet që nuk e dinte që e zhvillonte Bashkia e Tiranës, duke lënë të nënkuptohej se kishte marrë pjesë kur Veliaj drejtonte ministrinë dhe ishte thirrur në aktivitet nga ‘një zonjë që e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë që punon te zyra e pritjes së moshës së tretë’.
Duke pretenduar se i takon një brezi tjetër dhe në daljen e tij të parë televizive me statusin e kandidatit të opozitës, do duhet që nga ana e Binajt të kërkohej pak vërtetësi dhe sinqeritet, sepse, tek e fundit, nuk ka asgjë të keqe të marrësh pjesë në një event të zhvilluar nga Bashkia e Kryeqytetit.
E vërteta që u mundua të trillonte është se aktiviteti është i 9 prillit 2018 dhe, siç duket edhe në foto, edhe në postimin në atë kohë të Erjon Veliajt, është bërë në ditën e Pashkës Ortodokse me familjet rome në një nga mensat sociale të Bashkisë së Tiranës.
Për të mos folor për vazhdimin e gënjeshtrës së Binajt, që kryebashkiaku Veliaj i ka shkuar nga pas dhe ai nuk e dinte që do bënte foto.
Rrëfime të tilla, janë tipike për një shfaqje gaztore, por jo për një njeri që pretendon të marrë drejtimin e kryeqytetit.
Pamjet flasin vetë./TemA
Komente

Karagjozi karagjoz mbetet
Përgjigju