Intervista e plotë/ Civici për Report Tv: Nuk ka vend për ndryshime fiskale në vitin 2021! Rënia ekonomike 10.2% e pritshme

3 Tetor 2020, 19:04| Përditesimi: 3 Tetor 2020, 19:22

  • Share

Kemi një rënie ekonomike në tremorin e dytë të vitit kaluar ishte edhe karantina në nivelin e 10.2% si e komentoni nga ana financiare një rënie të tillë dhe çfarë impakti do të ketë tek qytetarët?

Rënia ekonomike matet me prodhimin e brendshëm bruto e cila është edhe vlera e re e krijuar gjatë një viti në ekonomi. Pra është gjithë rezultati i aktivitetit ekonomik, i tregtisë i konsumit dhe i shumë elementëve të tjerë që në një farë mënyre është dinamika dhe shpirti i një ekonomie. Nëse një ekonomi ka një tregues për një gjashtëmujor apo 3-mujor -10% do të thotë që në tërësinë e saj është 10% më pak vlerë e re e krijuar, 10% më pak aktivitet ekonomik, dhe këtu nënkuptojmë që pagat në nivel më të ulë, konsum më pak, investime më pak apo tregti më pak.

Natyrisht që kjo situatë ishte e pritshme pasi të gjitha parashikimet edhe për vendet e zhvilluara në kushtet e Lock Doën dhe situatës që shkaktoi pandemia COVID-19, si dhe bllokimi i ekonomisë dhe i çdo lloj aktiviteti, pritej që ekonomia do të merrte një goditje të rëndë. Çështja e goditjes lidhet edhe me strukturën e ekonomisë sepse strukturat e bëra midis vendeve të rajonit, goditja ka qenë e përcaktuar edhe nga produktiviteti dhe struktura e ekonomisë dhe mbi të gjitha periudha e rikuperimit tashmë kanë filluar edhe parashikimet se sa do të jetë rritja ekonomike në 2021, apo se në cilat vende rritja do të jetë sa dyfishi i rritjes së vitit të kaluar.

Mendoni se do ja dalë Shqipëria në këtë aspekt?

Objektivat e qeverisë për Shqipërinë janë që në 2021 të kemi një rritje mbi 10%, por duhet të kuptohemi që jemi tani në gati -10% këtë vit ose ndoshta -8 apo -7 në fund të dhjetorit. Por që institucionet ndërkombëtare tregohen pak më të përmbajtura përsa i përket rritjes edhe në 2021 duke pasur parasysh edhe problemet strukturore që ka ekonomia jonë, si dhe lidhjen që ka me ekonomitë e rajonit kryesisht me ekonominë Italiane dhe me atë Greke, të cilat janë të goditura. Unë mendoj që ne do të kemi një periudhë më të gjatë staniacioni dhe rritje të ulët deri sa të stabilizohet situata dhe unë e shikoj më të mundur që vendi të hyjë në një rrjedhë normale nëse pandemia COVID-19 nuk do të ketë një valë të dytë, nëse mbyllja nuk ndodh besoj se për një periudhë 1-2 vjeçare ekonomia shqiptare të paktën do të stabilizohet dhe do të kthehet në ato ritmet e rritjes normale midis 3.5 dhe 5.5% që ka pasur në dy tre vitet e fundit.

Të flasim pak për masat që duhen marrë. Çfarë masash konkrete duhet të marrë qeveria meqenëse jemi edhe përpara hartimit të buxhetit të 2021 dhe paketës fiskale?

Masat do t'i ndaja në 2 grupe. Së pari një grup masash janë ato që bëjnë pjesë në mbështetjen sociale, çka do të thotë që ato shtresa që janë më të prekura, që janë të kërcënuara nga papunësia, varfëria dhe mungesa e konsumit, këto kategori të bëhen pjesë e mbështetjes sociale më të madhe.

Një paketë e veçantë duhet edhe për biznesin dhe për ekonominë. Lehtësira fiskale përmirësim i klimës së biznesit dhe një mbështetje më e madhe për të rritur aktivitetin e prodhimit, pasi një pjesë e madhe e biznesit vazhdojnë të punojnë por me kapacitete 50-70%, njëkohësisht kanë edhe vështirësi pasi sektorët e ekonomisë janë të lidhur me njëri – tjetrin dhe nuk mjafton të mbështesësh vetëm njërin por ekonomia duhet të mbështetur në tërësi.

Por Shqipëria ka disa limite do të thosha pasi kemi një borxh publik shumë të lartë, edhe gropa në buxhet e të ardhurave ka qenë goxha e madhe kështu që edhe mundësitë financiare të qeverisë për të ndihmuar dhe për të ndërhyrë në këtë moment janë të limituara. Megjithatë shumë vende po shohin pak më përtej kalimit të këtyre pasojave. Po shikojnë mundësinë e rikuperimit të ekonomisë duke iu përgjigjur të gjitha tendencave të reja që u stimuluan nga pandemia por edhe nga ato që ishin në proces që kanë lidhje me digjitalizimin e ekonomisë, me rritjen e sektorëve prodhuar, të atyre me teknologji të lartë, me shërben cilësore ku bëjnë pjesë shërbimet financiare.

Nga analizat e bëra së fundmi rezulton se ekonomia shqiptare vazhdon të jetë shumë e varur shërbimet, tregtia, konsumi dhe remitancat, ndërkohë që vendet që e kanë më të lehtë ta kalojnë pandeminë, siç është rasti i Serbisë dhe Maqedonisë së veriut, kanë një strukturë tjetër dhe i kanë kushtuar më shumë rëndësi industrisë së makinave, pjesëve të këmbimit, kanë financuar në teknologji të larta, start up, shërbimet financiare dhe eksporte gjë që bën ndryshimin mes tyre dhe ekonomisë shqiptare e mbështetur tek shërbimet, tregtia, konsumi dhe remitancat, ndërkohë që duhet të jetë tek prodhimi kryesisht minindustrial, që vendi ka nevojë ta akoma më tepër dhe besoj që në planin e rimëkëmbjes qoftë dhe në afatmesëm 2-4 vjeçar duhet të përfshihet edhe ky vizion i ristrukturimit të ekonomisë. Në këtë moment duhet një kombinim midis politikave sociale për të zbutur efektin social dhe një vizion më afatgjatë përsa i përket ristrukturimit të ekonomisë.

Është paralajmëruar edhe një rishikim i taksës progresive...

Unë mendoj që nuk duhet që sa herë flitet për ekonominë 90% të përqendrohemi tek sistemi fiskal. Sistemi fiskal ka rëndësi por nuk është instrumenti çudibërës që rregullon gjithçka. Duhet vëmendje e shtuar ndaj biznesit rritjes së investimeve në teknologji të reja  në industri të ndryshme. Me duket absurde që kemi hyrë në një garë se çfarë do të bëjmë me sistemin fiskal për ta ndryshuar. Bëjmë pjesë në grupin e atyre vendeve që kanë ndryshimet më të mëdha në sistemin fiskal, duke bërë që të mos kemi një sistem stabël gjë që ndikon negativisht në planet e biznesit, të bankave për dhënie kredie apo edhe tek tërheqja e investimeve. Në kudër edhe të vitit elektoral është më mirë që të zënë vend planet për ekonominë prodhuese, struktura e ekonomisë dhe gjithë struktura e saj e rentabilitetit, pasi edhe për këtë tregues jemi në vend të fundit.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?