Intervista/ Mbi 22 % e fëmijëve të prekur nga obeziteti, pediatrja: Kujdes në përzgjedhjen e ushqimit për fëmijët

26 Qershor 2019, 16:33| Përditesimi: 26 Qershor 2019, 16:53

  • Share

Mbi 22 % e fëmijëve janë të prekur nga obeziteti, duke u kthyer gradualisht në një sindromë të ndjeshëm për shoqërinë. Obeziteti tek fëmijët shkaktohet nga një numër I faktorëve ndërveprues. Pasha trupore dhe obeziteti përcaktohen nëpërmjet indeksit të masës trupore BMI(body mass index).    

Për çështjen e obezitetit ka folur për Report Tv pediatrja Besjana Hoxha, e cila ka listuar mirëqenien si një nga arsyet kryesore të obezitetit

"Arsyeja kryesore është mirëqenia, që aktualisht kemi një mirëqenie në standardet më të larta të mirëqenies, të ushqyerit, të jetesës, kështu që automatikisht kjo shkon paralel me pjesën e kequshqyerjes tek fëmijët ose tendencës së prindërve për ti ushqyer pafundësisht pa masë dhe çfarë të munden vetëm ata të jenë të kënaqur. Prandaj themi që masa dhe seleksionimi I ushqimeve të jetë sa më cilësor dhe sa më korrekt nga ana e prindërve", - u shpreh filania.

Obeziteti fillon të prek fëmijët në moshën mbi 4 vjeç, dhe në preadoleshenc, në moshat 10-11 vjeç. Duke filluar në moshë të herët prek dhe mënyrën e jetesë të fëmijëve. Aktiviteti fizik duhet të jetë pjesë e përditshmërisë së fëmijëve, duke I lënë të ndërveprojnë dhe me bashkëmoshatarët, pasi kjo ndikon dhe në zhvillimin psikologjik.

 "Fëmijët obez e vuajnë shume pjesën psikologjike pastaj në shkollë, pjesën e sulmeve nga moshatarët e tyre nëpër klasa. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mos jenë të izoluar. Është shumë mirë për pjesën e zhvillimit psikologjik të fëmijës,që të ketë ndërveprim social me fëmijët, që do të thotë të jetë ne kontakt me fëmijët qoftë në kolektivitet nëpër çerdhe e kopshte, qoftë edhe në pasditen me ne.", - u shpreh Filania.

Prindërit duhet të tregojnë një kujdes të madhe në ushqyerjen e fëmijës, duke mbajtur një dietë ushqimore që fokusohet tek perimet, zarzavatet e tek frutat, duke eliminuar yndyrën

Disa nga qytetarët të pyetur nga Report Tv janë shprehur se I kushtojnë rëndësi ushqimit të fëmijëve dhe se mundohen ta eliminojnë sa më shumë përdorimin e mjeteve teknologjike

"Nuk hajnë dot sheqer, nëse hajn akullore është një herë në javë nëse janë sjellë shumë mirë gjatë javës, e njëjta gjë si me televizorin, nuk shohin televizor ditë për ditë, kjo është ajo që bëjmë neve", shprehet një qytetar.

"Kujdesem shumë për fëmijët, domethënë me shumë tek ushqimet bio jam, nuk përdor gjerat frigoriferike", - shprehet ajo.

Tashmë që temperaturat janë të larta këshillohet që fëmijët të konsumojnë sa më shumë ujë që të jenë të hidratuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adamo311: 27/06/2019 05:12

    Sot eshte per secilin mundesia te informohemi per rreziqet nga ushqimi artificiale, sidomos per foshnjet. Ushqimi i foshnjeve eshte KRIM KUNDER NJERZIMIT!!! Edhe pse ne te kaluaren kam qene mik i Nikolaus Joseph Hipp, dua te them te verteten. Nuk eshte Zt. Hipp "kriminel", por sistemi, pjese e te cilit jemi!!! Direktivat vine nga larte, per substancat te cilat (e theksoj): DUHET TE PERDOREN!!! Thjesht: CRIME AGAINST HUMANITY !!! Pershendetje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?