Intervista për Report Tv/ Neritan Ceka kujton çfarë i thoshte Azem Hajdari Berishës në 1990: E goditi partinë me vare! PD e PS u dominuan nga njerëz të rastit, jo me ide

8 Dhjetor 2023, 15:02| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 15:18

  • Share

Sot në Ditën e Rinisë, Neritan Ceka një nga protagonistët kryesorë të krijimi të Partisë Demokratike u kthye pas në kohë në vitet 1990.

Në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV Ceka bën një paralelizëm mes Shqipërisë bardh e zi e kohës gri të para 1990, asaj Shqipërie për të cilën protestuan  dhe ëndërruan dhe ku është sot.

Intervista u dha për gazetarin Nertil Agalliu

Neritan Ceka: “Ishte një Shqipëri bardh e zi, kohë gri ku asgjë nuk ndryshonte, ndërsa Europa lëvizte. Dukej sikur Shqipëria ishte e harruar siç kemi qenë historikisht mes lindjes e perëndimit. Shtëpia ime shumë afër me konviktin e studentë ku nisi revolta edhe sot kam në vesh britmën. Nuk ishim mësuar as të kishte brotoritje.

Sot (8 dhjetori) është ditë gëzimi.Nuk jam penduar që kam qenë pjesë e ndryshimeve. Kam qenë protagonist i shumë ndryshimeve themelore e sot  kemi Shqipërinë me ngjyra. Nuk kemi taman Shqipërinë që e përfyturuam si një vend që do i ngjante Zvicrës, pra dicka krejt e ndryshme nga fqinjët tonë, jemi futur në një rrugë tëkaluar nga të tjerët pa një reliev të veçantë por sidoqoftë është një Shqipëri tjetër. Unë si historian e di që ndryshimet nuk ndodhin as në një ditë, as në një muaj as në disa vite, nganjëherë duhet të maten me gjysma shekulli.

Report Tv: Një Shqipëri ndryshe por me të njëjtat fytyra?

Neritan Ceka: Nuk është puna se janë të njëjtët, por janë me të njëjtat paragjykime, mendime, sjellje e skema. Kur janë në opozitë sillen sikur janë në pushtet dhe kur janë në pushtet sillen si në opozitë. Kjo është dilema e madhe.

Shqipëria e sotme ka shumë anë pozitive, jemi pjesë NATO-s janë hapur diskutimet për integrimin europian por do të thoja që shpesh herë e kam parë masën që kishim në mitingje të famshme kur propaganduam skemën një Shqipëri si të gjithë Europa, përpara kishim njerëz që nuk mendonin si ne. Jam i sigurtë që 10% e tyre kishin aspiratë lirinë, 90 % e tyre kishin aspiratë ekonominë dhe lirinë. E me liri kuptonin për të pasur më shumë të ardhura, mundësi jetese, të iknin nga Shqipëria.

Shqipëria e sotme dominohet nga kjo masë votuesish. Kemi një masë votuesish që nuk janë të interesuar  për liritë e tyre demokratike, por për liritë e tyre demokratike – ekonomike dhe jo njerëzore. Pra të drejtat e njeriut nuk prodhojnë politikë, politika e sotme është prodhim i dëshirave ekonomike të mirëqënies, jo mirëqënies shpirtërore.

Report Tv: Duket sikur që në atë kohë e mori zhgënjimin nga PD

Neritan Ceka: Dua të kujtoj se çelësi që hapi portën e pluralizmit ishte Azem Hajdari me idetë e tij të thjeshta. E kam konsideruar njeri të shekullit që do të vinte. Komisioni ynë nismëtar dhe më pas u bë kryesia e PD-së ishte një mozaik. Në këtë grumbull që ishim 15 vetë përfaqësoheshin të gjitha rrymat e asaj kohe. Shpesh Azemi i thoshte Sali Berishës, që e kuptonte se kishte çekiçin për ta prishur atë mozaik dhe ashtu ndodhi. I thoshte Berishës ta ruajmë këtë mozaik ku është përfaqësuar gjithë Shqipëria, inteleketualët, ata që dëshironin vetëm ndryshime ekonomike, ata që donin ndryshime politike, apo shpirtin njerëz. Të gjithë ishin në atë përbërje, por jo me çekiç me vare e ka goditur rryma që përfaqësonte Sali Berisha këtë lloj kompozimi të parë të PD-së.

Report Tv - Nga ai mozaik mbeti vetëm Sali Berisha?

Neritan Ceka: Jo nuk është vetëm Sali Berisha. Ëshë dhe Genc Pollo i asaj por nuk ka rolin që duhej të luante normalisht. Se përfaqësonte vërtet idetë europiane. Genc Pollo ishte njeriu i së ardhmes i cili nuk u bë. Basha ishte njeriu i rastit. PD si PS që nga krijimi i saj është dominuar nga njerëz të rastit të cilët nuk janë ata që përfaqësojnë me të vërtetë ide, si Preç Zogaj, Arben Demeti, Arben Imami. Nuk janë ata më në PD-në. Shumë pak kanë mbetur nga ata që përfaqësojnë shpirtin novator, europian të PD-së.

Megjithatë PD është. Nuk e kam fjalën për militantët por si frymë si shpirt PD nuk është zëvendësuar akoma sic ndodhi në Itali ku Partia Komuniste u zëvendësua me partinë e sotme demokratike përmes një sërë procesesh. Kjo nuk ka ndodhur akoma. Është një proces që do të ndodhë. Mirë apo keq fryma është aty.

Sali Berisha i sotëm nuk është ai i 1991 kur pati në dorë fatin e PD-së. Ai ka pasur ndryshimet e veta dhe ka përfituar nga gabimet të cilat zakonisht nuk i pranon. Nuk e ka zakonin ti pranojë e të shohë veten në pasqyrë nëse është korrigjuar apo jo. Ky lloj stanjacioni shpirtëror vijon të karakterizojë edhe sot PD-në. Ajo që Shqipëria nuk ka bërë akoma është të dalë nga bataku i një shteti partiak. Pse ra Shqipëria komuniste, se ishte shtet partiak. Kishte policinë, sigurinë, votat mbështetjen por nuk kishte shpirtin e kjo bëri që të dështonte.

Unë mendoj se kjo lloj Shqipërie partike, votat e shqiptarëve europianë i numërojnë partitë, është turp. I vetmi aspekt që ka mbetur i errët, gri është kutia e votimit dhe tryeza ku numërohen votat, ku bashkëpunëtor në mënyrë të çuditshme është OSBE-ja. OSBE-ja në 25 vjeç në Shqipëri nuk ka mësuar. Është bashkëpunëtore e sistemit të Koresë së Veriut që në të gjithë Europën ekziston vetëm në Shqipëri.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Traktori: 08/12/2023 17:09

    Eh Neritan si te gjithe edhe ti,nuk e thua dot qe PD e shkatroi Shqiperine,pse?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?