Politikë

Intervista/ Xhaçka nga Korça: PD ofron vetëm karta të djegura të politikës! Orientim të votës për kandidatët? Listat prandaj u hapën

29 Mars 2021, 15:03| Përditesimi: 29 Mars 2021, 15:16

  • Share

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka kandidon për deputete, e pesta në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Korçës. Ajo shprehet se largimi nga Dibra ka qenë vendim i strukturave të partisë, që e ka mirëpritur pasi Korça është vendi i saj i origjinës. Gjatë një interviste për Report Tv, Xhaçka deklaroi se për efekt administrimi të strukturave, fushata e saj është e orientuar në Kolonjë.

Xhaçka tha se në qarkun e Korçës, PS synon 7 mandate, ndërsa në lidhje me listën e kundërshtarit ajo shprehu keqardhjen që nuk ofron asgjë të re por vetëm personazhe që tashmë janë karta të djegura të politikës.

Xhaçka tha se në qarkun që ajo drejton nuk ka fushatë që të orientohet nga njëri apo tjetri kandidat pasi të gjithë punojnë si skuadër duke thënë se "nëse fiton PS ne kemi fituar të gjithë kështu që nuk ka asnjë sens që të ketë orientim për votën e kandidatëve”.

 E pyetur nëse ndihet e rrezikuar sa i përket votës nominale, për shkak të numrit të ulët të votuesve në Kolonjë, Xhaçka tha se "mund të jem le te themi pakëz e diskriminuar sepse Kolonja është një zonë e vogël e cila prodhon pak vota krahasimisht me njësitë e tjera e megjithatë ne jemi deputete te qarkut dhe mbështetja jone qoftë edhe në formën e simpatisë për kandidatet mund të vijë nga gjithë qarku jo vetëm nga zona elektorale".

Intervista e plotë me kandidaten socialiate, njëherësh ministre e Jashtme, Olta Xhaçkën

Fillimisht drejtuese politike në qarkun e Dibrës dhe me pas rikthim në qarkun e Korçës. Përse ky ndryshim?

Në fakt ky ndryshim ishte shumë i mirëpritur. Ju e dini Korça është origjina ime është vendi ku kam kaluar fëmijërinë, është vendi i të parëve të mi dhe origjina e fëmijëve të mi. Kështu që për mua është nder, kënaqësi, privilegj i jashtëzakonshëm që rikthehem në Korçë.

Kam drejtuar qarkun e Dibrës si drejtuese politike për thuajse 3 vjet, por sigurisht drejtuesit politike të ngarkuar nga kryesia e PS-së nuk është e thënë që të garojnë në një qark aq më tepër si në rastin tim ku kam punuar në një qark për efekt të fuqizimit të strukturave politike, identifikimin e kandidatëve më të mirë për listën elektorale, po jo domosdoshmërish për të garuar vete pasi nuk vij nga ai qark dhe ka njerëz të tjerë aktorë të tjerë politike apo përfaqësues sot në listën politike të Dibrës të cilët janë shumë më përfaqësues të komuniteteve të tyre dhe Dibrës krahasimisht me mua.

Kështu që mendoj se jam në vendin e duhur, jam në shtëpinë time dhe jam shumë e lumtur që do të kontribuoj për ta fuqizuar, për të investuar më shumë, për ta bërë edhe më të bukur edhe me të begatë Korçën nga ç'është sot, pavarësisht se Korça gjatë viteve të qeverisjes socialiste ka parë realisht shumë ndryshime pozitive dhe transformuese duke u bërë destinacioni më popullor në mbarë vendin.

Si e shihni listën e kandidateve të PS në këtë qark dhe a mendoni se është listë përfaqësuese?

Lista e kandidateve të PS-së pa diskutim ka qene produkt i një diskutimi të gjatë dhe shpresoj të një vendimmarrje kolegjiale nga strukturat e PS lokale këtu në  Korçë por dhe në Kryesine e partisë, në tryezën e drejtuesve politike, bashkërisht me Kryeministrin që është dhe kryetar i partisë. Kështu që patjetër ka pasur një kombinim të cilin unë e vërej dhe sot këtu duke qene pjesë e kësaj liste.

Ka pasur një kombinim të mirë edhe të eksperiencës në të gjitha betejat e PS, por dhe të energjisë së re të të rinjve që kanë shumë për të sjelle por dhe për të fuqizuar radhët tona edhe me energjinë e të resë, por edhe me ato vlera që ne duam t'ia bashkëngjisim PS-së duke ofruar njerëz të rinj, potencial të ri për tu bërë pjesë e jona.

Ka edhe një ekuilibër jashtëzakonisht të mire të barabartë të burrave dhe grave. Në këtë pikë do thosha që është një listë që i respekton të gjitha këto parime edhe të barazisë gjinore edhe të raportit mes atyre që kanë shumë eksperiencë në PS dhe atyre që kanë shumë energji të reja ide të reja dhe impuls të ri për të sjellë në strukturat tona kështu që mendoj se kemi një liste të mire që do të bëjë më të mirën dhe do te marrim rezultatin që presim.

Ju vete si e shihni renditjen e kandidateve duke parë prurjet e reja që kryesojnë listën në Korçë?

Në fakt kjo ka qene një vendimmarrje qe e kemi pasur bashkërisht me drejtuesit politike që ato të ashtuquajturat "peshat e rënda" të politikës apo PS të vendosen në fund të listës për ti hapur rruge të gjithë të rinjve dhe të gjithë përfaqësuesve që kanë shumë për të ofruar dhe për të sjelle por edhe për të bërë një ekuilibrim të mire të të gjithëve duke qene se eksperienca pa diskutim ndihmon për të shtyre përpara dhe për ta bërë më të mirë administrimin elektoral por njëkohësisht ndihmon dhe për të maksimalizuar rezultatin. Kështu që të rinjtë ne fillim, kjo ka qenë metodologjia e zgjedhur e vendosur bashkërisht dhe e vendosur në të gjitha qarqet drejtuesit politike dhe ata më me eksperiencë në fund të listës.

Sigurisht që ajo që ne synojmë është shumë më tepër sesa ku e kemi vendosur kufirin qoftë me drejtuesin tonë politik këtu qofte edhe në qarqe të tjera. Maksimumi që ne duam të marrim në Korçë është 7 mandate, drejtuesi politik është i gjashti, ndaj  6 mandate janë plotësisht të sigurta, pra është objektivi jone bazë. Do të marrim 7 mandate!

Ku është e orientuar fushata juaj?

Për efekt administrimi të strukturave dhe marrjen e rezultatit me të mirë të mundshëm është e orientuar në Kolonje. Kjo është zonë e mrekullueshme me njerëz të jashtëzakonshëm, është zona ku siç thonë mbin me mire se kudo fara e mendjes. Në këtë pikë jam e privilegjuar që jam këtu. Ne jemi deputete të qarkut të Korçës dhe si deputete të qarkut të Korçës pa diskutim që puna me njerëzit lidhjet me njerëzit dhe gjithçka që ne mund të bëjmë për të maksimalizuar rezultatin pa diskutim shtrihet në gjithë qarkun pavarësisht zonës elektorale të cilën ne punojmë apo "plugojmë" në mënyrë figurative me shumë.

 Kolonja ka numër të ulët votash krahasuar me pragun që kërkohet për të marrë mandatet që ju synoni. A ndjeheni e rrezikuar, a ju prek ju kjo?

Shiko nuk ndihem e rrezikuar, Kolonja vërtet krahasimisht me njësitë e tjera ka një numër shumë më  të vogël votash dhe rrjedhimisht edhe votash për PS-në. Nuk jam e rrezikuar sepse unë jam nr 5 në listë ndërkohë që ne synojmë të marrim 7 mandate dhe në këtë kuptim nuk jam aspak e rrezikuar por në kushtet e një liste të hapur kur gjithsecili merr votat le te themi veçanërisht të zonës ku është duke punuar dhe të strukturave socialiste me te cilat është duke punuar si një vote personale po edhe si mbështetje për kandidatin në këtë pike mund të jem le te themi pakëz e diskriminuar sepse Kolonja është një zonë e vogël e cila prodhon pak vota krahasimisht me njësitë e tjera e megjithatë ne jemi deputete te qarkut dhe mbështetja jone qoftë edhe në formën e simpatisë për kandidatet mund të vijë nga gjithë qarku jo vetëm nga zona elektorale me të cilën jemi duke punuar ngushtësisht për efekt administrimi.

Nga ana tjetër ka orientim politik që të votohet një (X) kandidat dhe jo një tjetër (Y). A ju prek ju ky orientim?

Jo unë shpresoj që nuk ka orientim të tille dhe nuk mund të ketë orientim të tille se ne duam vota për PS. Nëse fiton PS ne kemi fituar të gjithë kështu që nuk ka asnjë sens që të ketë orientim për votën e kandidatëve. Patjetër që të gjithë qytetarët janë të lire në momentin që zgjedhin që të votojnë për partinë që ata besojnë se ofron alternativën politike më të mirë të votojnë përbri edhe për kandidatin për të cilin kanë më simpati apo duan ta kenë nesër në parlament dhe ky kandidat mund te jetë si në listë fituese si ne listë jo fituese dhe nëse është i zoti të kapërcejë, domethënë nëse është i zoti në kuptimin e të pasurit të mbështetjes së qytetareve dhe marrjes së votave për të kaluar hercin dhe për tu ngritur ne listë fituese edhe nëse nuk është, atëherë kjo është vullneti i zgjedhësve, mbështetja që ata i kanë dhënë atëherë dhe kjo do te ishte një gjë absolutisht shumë e mirë. Kjo është arsyeja pse kemi hapur listën për t'i dhënë mundësi gjithsecilit për të qenë garues edhe nëse nuk është në listën fituese. Kjo gjë vlen për mua kjo vlen për cilindo që është në listë dhe zgjedhësit janë të lirë të votojnë për atë që besojnë apo kanë preferencë apo e simpatizojnë pa asnjë lloj orientimi politik se kjo është përkundër asaj që ne besojmë.

Thatë që synoni 7 mandate. Sa të realizueshme e shikoni përballë listës tjetër të PD-së dhe si ju duket lista e kundërshtarit?

Plotësisht e realizueshme! Lista e PD-së e them me keqardhje s'ka thënë asgjë të re dhe nuk ofron shprese dhe nuk ka alternative. Një pjesë e madhe e personazheve në atë liste janë karta të djegura të politikës që kanë përdorur për fat të keq mënyrat më të shëmtuara dhe të këqija të të bërit politike. Nuk besoj se do gëzojnë besimin apo mbështetjen e votuesve korçare.

Patjetër kjo të jep një fare epërsie në një garë elektorale megjithëse unë ndihem shumë e keqardhur që përfaqësimi politik i PD-së në Korçë është i tillë dhe që gara realisht s'është ajo që duhet të ishte sepse do të ishte shumë më mirë edhe për ne edhe për qytetaret korçarë pa diskutim që meritojnë më shume që të kishte një garë të vërtetë ku të ballafaqoheshin oferta politike të vërteta ku realisht njerëzit të kishin mundësi të zgjidhnin ashtu siç duhet.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?