Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv

Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Tirana Bank për rezultatet e Bankës

14 Shtator 2022, 19:00| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 11:55

  • Share

Tirana Bank vijon të raportojë ecuri pozitive dhe rritje të aktivitetit. Z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv tregon më shumë mbi arritjet e Bankës dhe strategjinë e zhvillimit të aktivitetit. 

1. Referuar të dhënave të publikuara në Raportin Vjetor 2021 si dhe në komunikimet e kohëve të fundit shfaqet ecuria pozitive e aktivitetit të Tirana Bank. Cilët do të veçonit si  komponentë kryesorë që konfirmojnë këtë progres?

Tirana Bank është një nga bankat më aktive në tregun lokal. Që nga viti 2019, që përkon me ndryshimin e strukturës aksionere si dhe të përcaktimit të strategjisë për zgjerim të aktivitetit, Banka vijon të raportojë performancë me rritje të qëndrueshme. Dëshiroj të ndaj me klientët, investitorët, partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë disa nga zhvillimet më të rëndësishme të Bankës sonë, si me poshtë:

Për të katërtin vit radhazi, përgjatë periudhës 2019-2022, norma e rritjes në secilin prej indikatorëve kryesore komerciale – Totali i Aseteve, Depozitat dhe Kreditë – është më e lartë se norma mesatare e rritjes në sektorin bankar në Shqipëri. Depozitat e klientëve nga 463 milionë Euro në 2018 vlerësohet të arrijnë në rreth 790 milionë Euro në fund të vitit 2022, me normë rritje rreth 70% në këto 4 vite, e mundësuar gjithashtu edhe nga zhvillimet pozitive në tregun lokal. Rritja konstante e depozitave të klientëve, si dhe emetimi me sukses nga ana e Bankës i dy bondeve korporative afat-gjata, blerë tërësisht nga investitorë individual, janë tregues të qartë të nivelit të besimit dhe besnikërisë së klientëve ndaj Bankës sonë, reputacionit të mirë që gezojmë në treg si dhe i objektivit tonë të palëkundur për të rritur e përmirësuar vazhdimisht cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimit.

Volumi i kredive nga 198 milionë Euro në 2018 vlerësohet të arrijë në 480 milionë Euro në fund të vitit 2022, me normë rritje 142% në këto 4 vite. Objektivi ynë është që ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin dhe modernizimin e ekonomisë lokale. Tirana Bank trajton gjerësisht kërkesat e mijëra individëve dhe të familjeve me produkte kreditimi afat-gjata për blerje shtëpie sikurse edhe me kredi konsumatore dhe karta krediti. Gjithashtu, ofrojmë kredi për mjete xhiroje dhe për investime afat-mesme dhe afat-gjata në favor të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorë dinamik të ekonomisë, si dhe në financimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës publike dhe private.

Në vitin 2021 Tirana Bank ka realizuar rritjen më të madhe vjetore te Totalit të Aseteve (rreth 122 milionë Euro ose +18%) përgjatë historikut 25-vjecar të aktivitetit, duke rikonfirmuar faktin që strategjia e zhvillimit dhe zgjerimit të prezencës sonë ka vijuar të realizohet me sukses.

Rezultatet pozitive dhe në rritje të indikatorëve komerciale si dhe të përfitueshmërisë nga aktiviteti na inkurajojnë në përpjekjet tona për zgjerim të mëtejshëm të aktivitetit, duke vlerësuar çdo oportunitet dhe sinergji biznesi.

2.   Tirana Bank është Banka e parë me kapital privat e themeluar në Shqipëri. Cfarë do të thotë 26 vite eksperiencë, si një institucion financiar që vijon të ruajë një prezencë të rëndësishme në treg?

Tirana Bank hodhi themelet e bankës me kapital privat dhe aktualisht vijon të mbetet një nga institucionet financiare më të rëndësishme në tregun lokal. Në këto 3 dekada kemi konsoliduar emrin e mirë të Bankës sonë, si i vetmi institucion financiar me emërtim vendas, si dhe një marke tregtare domethënëse që ofron besim dhe gëzon reputacion të lartë.

Banka jonë i ofron shërbime dhe produkte mbi 130,000 klientëve, që janë individë, biznese private, ndërmarrje publike si dhe klientë institucionalë, nëpërmjet një rrjeti prej 34 Degësh aktive që operojnë në qendrat më të rëndësishme të banuara në Shqipëri, si dhe një rrjet të zgjeruar të ATM-ve. Tirana Bank vijon të investojë vazhdimisht në teknologji, për të mundësuar përqasjen e klientëve drejt shërbimeve digjitale, duke besuar se kjo është tendencë globale dhe e ardhmja e padiskutueshme e ofrimit të shërbimeve bankare ndaj klientëve.

Banka ka një situatë të shëndoshë të likuiditetit dhe të kapitalit, sikurse edhe eksperiencën e duhur institucionale, të stafit, të strukturave drejtuese si dhe të organeve mbikqyrëse, për të garantuar performancë pozitive dhe të shëndetshme të aktivitetit. Tirana Bank ka si objektiv strategjik të vijojë rritjen organike, duke synuar që brenda një periudhe afat-shkurtër Totali i Aseteve të arrijë shifrën ekuivalent të 1 miliardë Eurove.

Tirana Bank

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?