Juristi Kreshnik Spahiu ka deklaruar se tre liderët kryesorë politikë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, e kanë luftuar ashpër, pasi ai ishte i pari që artikuloi idenë e arrestimit të tyre.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv, ai kujtoi edhe si është njohur me liderët politikë.
‘Rama, Berisha dhe Meta më kanë luftuar shumë, dhe kanë menduar se nëse unë do të fuqizohesha do ti dënoja. Unë kam thyer një tabu artikulimin e arrestimit të tyre, jam i pari që e kam thënë. Gjë e cila më kushtoi edhe fundin e karrierës politike në Shqipëri. Takimi me Ramën ka qenë në bllok ku unë kam qenë duke pirë një kafe në një lokal dhe shoh në këmbë Ramën duke kaluar me një çantë shpine dhe ai u kthye dhe erdhi aty për të pirë një kafe me mua, sepse unë kam qenë vetëm. Kurse Nanon në zyrën e kryeministrisë ku kemi organizuar një lëvizje kundër rritjes së çmimit të dritave’, tha ai.
I pyetur se nëse do të merrte nga ta një ftesë për t'u bërë pjesë e politikës sërisht, Spahiu tha jo.
'Unë jam krenar që jam armik i tyre dhe s'do të pranojë kurrë që të marr një ftesë prej tyre. Sot ne në Shqipëri kemi sistem një partiak, nuk ka opoaitë Shqipëria', ths ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka folur edhe lidhur me raportet që ka pasur me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
‘Me Albin Kurtin jam takuar në Prishtinë. Ishte edhe ajo periudha atëherë që unë sapo kisha krijuar Aleancën Kuq e Zi. Sot nuk kam me kontakt me të. Unë politikanët i mbështes kur janë në opozitë dhe i kritikojë kur janë në pushtet. Po mendoj Kurti është politikani më egoist, ai ka ndërprerë komunikimin jo vetëm me mua, por edhe me politikën në Shkup, në Tiranë dhe me opozitën e Kosovës, ai thotë jam vetëm unë. Si mund të jesh për bashkim dhe nuk flet me askënd’, tha ai.
Teksa u ndal tek dështimet dhe sukseset e kryeministrit Edi Rama, ai tha se një nga betonizimi i Tiranës është një ndër dështimet sipas tij, pasi kjo ka bërë që të mos ketë më fusha sporti dhe parqe.
‘Ramës nuk do ti falja betonimin e Tiranës, atë që ka bërë si kryetra bashkie. Me mungon Tirana e fushave të basketbollit, tenisit, kinemave, fushave të sportit. Ku është sot Tirana. Dështimi i dytë i tij është se është lider historik i socialistëve por nuk ndërtoi sot një Shqipëri sociale. Sukseset e tij janë Shqipëria turistike, sepse jashtë ja ka ndryshuar imazhin Shqipërisë’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, ka treguar edhe si është njohur me kreun e PD Sali Berisha. Ai tha se e ka prezantuar Azem Hajdari, në dhjetor të vitit 1990 para se të bëhej prezantimi i PD.
Berishën e kam takuar kur isha 21- vjeç në lëvizjen e dhjetorit, para se të bëhej prezantimi i PD, në sallën ku do të vendosnim për pikat që do prezantonim Ramiz Alisë për të kërkuar pluralizmin politikë. Kam qenë me Azem Hajdarin dhe ajo ka qenë dita e parë e njohjes. Unë s’kam qenë asnjëherë pjesë e PD unë jam vetëm një teser të Aleancës Kuq e Zi’, tha ai.
Komente
