Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg flet për marëdhëniet dy palëshe duke vënë theksin tek interesi në rritje i bizneseve izraelite që duan të investojnë në vendin tonë. Duke bërë të ditur se nga fillimi i prillit do nisin fluturime direkte mes Tel Avivit dhe Tiranës, Peleg shprehet e bindur se do të kemi shumë turistë nga Izraeli në Shqipëri. Ambasadorja në intervistë shpreh vlerësim për mbështetjen që Shqipëria dha për Izraelin pas sulmit që Hamas kreu më 7 tetor 2023 në Izrael.
Ndërkaq ambasadorja flet edhe për marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Hamasit, duke thënë se vendi saj po paguan një çmim të madh duke liruar vrasës të faktur, por sipas Peleg e gjitha lidhet me lirimin e pengjeve izarelite.
Faleminderit për kohën tuaj, dua të bëjmë një intervistë për situatën në Gaza dhe a po e respektojnë palët marrëveshjen siç keni rënë dakord më herët?
Marrëveshja po fillon të aplikohet prej pak javësh dhe duhet ta them jemi ende në fazën e parë. Deri tani janë liruar disa pengje dhe aktualisht kemi parë disa pengje që janë rikthyer. Javën e kaluar për herë të parë kemi marrë trupat e disa pengjeve pa jetë, që u vranë në Gaza. Presim këto ditë të marrim edhe trupa të tjerë pa jetë. Marrëveshja po funksionon, por duhet ta rikujtojmë se çfarë është kjo marrëveshje. Ne duam që të marrim shumë prej tyre në shtëpi ata që janë gjallë dhe të kthejmë të tjerët.
Zonja ambasadore dua tju pyes a i kemi numrat e saktë, meqënëse ka kaluar pak kohë dhe publiku shqiptar i ka harruar?
Duhet të kujtojmë se në 7 tetor, janë marrë peng 251 persona. Gra burra, fëmijë, deri tani jane ende 63 pengje në Gaza, me sa dime 24 janë ende gjallë. Për të tjerët nuk jemi të sigurt për gjëndjen e tyre. Disa prej tyre u vranë në Gaza mënjeherë sapo u morren peng. Gjatë kësaj peridudhe disa prej tyre u liruan nga marrëvshjet, disa u liruan nga forcat tona, dhe disa u vranë trupat e tyre u gjenden nga ekipet tona të emergjencëave dhe u sollën në Izrael. Çdo një prej tyre ka vlerë, dhe prandaj nuk flas dot me numra. Sepse nëse shikon trishtinim e familjarëve dhe gëzimin e atyre që po kthehen të gjallë, e kupton që çdo person është bota vetë. Gjersa të gjithë të jenë të shtëpi, 7 tetori do të jetë i pambarimtë për Izraelin.
Po në ditët në vazhdim çfarë pret Izraeli?
Si edhe e përmenda marrëveshja po funksionon, numrat që presim që Hamasi të lirojë po i liron. Por shikoni se aktiviteti i tyre terrorist psiokologjik po vazhdon përveç atij fizik, kemi parë terror prikologjik në lirimin e pengjeve, të tmerrrshëm. Me parada horror, i detyrojnë pengjet të thonë faleminderit që na morët peng. Pa harruar të përmend, që në një rast liruan dy pengje, dhe lanë të tjerët ti shikonin se si largoheshin me automjet ndërkohë që ishin të lidhur. Terrori i vërtetë që vazhdon. Ajo që pres, është që pengjet të kthehen në shtëpi. Çmimi që po paguajmë, sepse njerëzit që në po lirojmë janë vrasës të dënuar dhe faktuar, që po i lirojmë për ti shkëmbyer. Janë njerëz që janë përfshirë në shpërthime në restorante, kanë vendosur bomba në autobuze, janë njerëz që kanë vrarë gra dhe fëmijë. Këta janë heronj. Këta kanë marrë lekë për të vrarë hebrenj dhe jo vetëm. Me shumë dhimbje e kemi bërë këtë marrëveshje, pasi e dimë se çfarë po lirojmë, sepse shumë prej tyre do të tentojnë të kryejnë sulme terroriste në të ardhmen. Por ne e dimë, se duhet të marrim të gjitë pengjet në shtëpi. Çfarë sjell e ardhmja nuk e di ta them, por nëse Hamasi vijon më sulmet e veta, dhe do të tentojë të vrasë izraelitë, duhet që edhe bota arabe të angazhohet për të gjetur zgjidhje për sigurinë e Izraelit. Sepse teza e 2 shteteve, dhe këtu më lejoni të citoj kryeministrin Edi Rama, me një grup me ambasadorësh tha se është mbështetes i zgjidhjes me 2 shtete. Të gjithë jemi pro kësaj qasje, por nuk mund të kemi 2 shtete, ku kemi Izraelin shtet demokratik, dhe një etnitet që kontrollohet nga organizatë terroriste si Hamasi. Pra nuk mund të funksionojë kështu, nëse palestinezët duan një shtet të tyrin duhet të heqin dorë nga terrorizmi. Kemi parë që modele shtetesh terroriste janë jo vetëm të rrezikshëm për fqinjët e tyre por edhe për rajonin dhe botën, si Irani që eksporton terror. Asnjë nuk është i sigurt nga ata. Terrori arrin deri te vendet e tyre, Amerika e di këtë dhe Europa e di. Nëse më pyesni për të ardhmen e Gazës e parë është një zgjidhje për sigurinë e Izraelit, por çdo qasje për një etnitet në Gaza duhet të jetë larg terrorit.
Ambasadore së fudmi kemi një plan nga Presidenti Trump, për të larguar njerëzit nga Gaza, dhe ndërtimin e resorteve turistike. Si është pritur në Izrael?
Ky plan ka 2 faza e para ka të bejë më largimin e banorëve nga aty, dhe më pas ndërtimi. Mund tju them, se për shumë vite izraelitët kanë menduar një pjesë, se nëse i ndihmojmë palestinezën dhe ekonominë do jetë ndryshe. Ne kur ikëm lamë fermat, lamë infrastrukturën e nevojshme që duhej atje për zhvillim, por fatkeqesisht ende duke parë realitetin e hidhur. Ata vendosën të shkatërronin atë që kishin dhënë neve. Endrra për të ndërtuar një Singapor të Lindjes së Mesme apo Hong Kongun nuk është e re. Por kemi presidentin Donald Trump që po vjen me këtë ide të tij të re, t’ju japim mundësinë atyre që jetojnë atje për të emigruar dhe ndërtuar jetën e tyre diku tjetër, dhe ta përdorim këtë tokë, me bregdet si zonë shumë fitimprurëse për ekonominë. Unë nuk jam ekonomiste dhe nuk di nga përfitimi, apo për ta bërë të mundur. Si izraelite do të doja të kishim diçka pozitive në kufi, nëse do të kishte palestines që duan të emigrojnë për një jetë më një mirë do ishte pozitive për palët. Në Izrael opinioni është i ndarë, një pjesë mendojnë se bota jonë do të ishte më e mirë nëse nuk do të kishim palestinez, disa s’e besojmë, janë skeptik. Kanë besim te Trump, por duhet parë. Nuk ka shumë kundërshti. Në kemi shumë të rëndësishme sigurinë, dhe një fqinj që jeton mirë.
Kemi një rast të një izraeliti 85 vjeçar, gazetar që mendonte se nëse ju japim kushtet të mira palestinezëve ekonomike do të ishte ndryshe situata. Ai shkonte çdo ditë në kufi, pasi aty jetonte në kibuce, dhe merrte çdo javë palestinez të sëmurë me kancer dhe i shoqëronte me makinën e tij në spital, në mënyrë krejt vullnetare. Dhe kur u vra asnjë se ndaloi vrasjen e tij, që kishte bërë kaq shumë të mira. Unë pashë funeralin e tij këtë javë. Dhe gruaja e tij tha se Oded besonte te fqinjësia e mirë dhe ai u tradhëtua, ata e zhgënjyen. Ai mendonte se kishte raporte të mira me ata, por kur e morën peng dhe e vranë në Gaza asnjë se mbrojti. Më parë shumë mendonin se ne duhet të kemi jetë të mirë por edhe ata duhet ta kenë. Por tani situata ka ndryshuar në duam jetë të mirë për veten tonë dhe mbi të gjitha siguri, nuk merremi më me të tjerët. Le të bëjnë çfarë të duan për vetën e tyre, por duhet të rrijnë jashtë dhe larg kufirit dhe sigurisë tonë. Kjo është situata që kemi, nëse vjen një zgjidhje e mirë nga president Trump e presim.
Në Izrael, për më shumë se pesë vjet dhe për më shumë se 500 ditë, ne po përpiqemi të marrim informacion mbi atë që ndodhi me pengjet që u morën më 7 tetor. Fatkeqësisht, ata nuk kanë marrë asnjë vizitë nga Kryqi i Kuq apo ndonjë organizatë tjetër ndërkombëtare. I vetmi informacion që kemi është nga ata që janë liruar, nga marrëveshjet e bëra ose nga operacionet e shpëtimit të forcave të sigurisë. Ajo që kemi mësuar është e tmerrshme. Nuk mund të zgjedh fjalë të tjera për ta përshkruar.
Ne kemi sjellë për t’i varrosur një nënë dhe dy fëmijët e saj të vegjël. Nuk besoj se ka ndonjë person me zemër që mund të shikojë pamjen e Xhevit kur ajo mbante në krahë fëmijët e saj ndërsa merrej peng. Është një video që është parë në të gjithë botën. Në të mund të shohësh frikën në sytë e saj ndërsa i lutej terroristëve që të shpëtonin foshnjat e saj. Feli ishte nëntë muajsh dhe Arieli katër vjeç. Ajo i mbante me një batanije dhe i shikonte terroristët, dhe ky ishte momenti i fundit ku ata u panë gjallë. Dje ata u varrosën.
Gjatë robërisë, terroristët i thanë babait të tyre, i cili gjithashtu ishte peng dhe u lirua disa javë më parë, se gruaja dhe djemtë e tij ishin vrarë nga bombardimet izraelite. Por pas kthimit të trupave në Izrael dhe ekzaminimit mjeko-ligjor, u konfirmua se dy foshnjat ishin mbytur me duart e terroristëve. Ky është vetëm një rast që tregon se me çfarë ligësie kemi të bëjmë.
Pengjet që po kthehen janë në gjendje të tmerrshme. Në fotot e tyre, shihet qartë se kanë humbur dhjetëra kilogramë, disa prej tyre deri në 40 kg. Ata janë të zbehtë dhe të kequshqyer. Për një vit e gjysmë, disa janë mbajtur në tunele ku as nuk mund të qëndrojnë drejt. Disa kanë qenë të lidhur me zinxhirë në mur. Ushqimi i tyre ishte një copë bukë pita në ditë, ndonjëherë me perime të kalbura, vetëm për t’i torturuar. Terroristët hanin mish dhe oriz pranë tyre, duke e ditur që pengjet po vdisnin urie, dhe e bënin këtë me qëllim. Pa përmendur torturat fizike.
Kur dëgjon këto histori, e kupton se e keqja njerëzore nuk ka fund. Shpresoj që njerëzit të shohin këto foto dhe të kuptojnë çfarë po ndodh. Shumë herë jam pyetur në intervista për “situatën humanitare” në Gaza, por askush nuk flet për situatën humanitare të pengjeve. Ata po trajtohen pa asnjë konsideratë humanitare dhe asnjë organizatë ndërkombëtare nuk po bën asgjë për t’i vizituar apo mbikëqyrur. Në muajin e parë, familjet e pengjeve iu lutën Kryqit të Kuq që t’u dorëzonte ilaçe të dashurve të tyre. Asgjë nuk u dorëzua. Asgjë. Tonelata ushqime dhe ilaçe hyjnë në Gaza, por asgjë nuk arrin tek pengjet.
Ata që mbijetojnë dhe kthehen janë të lumtur që janë gjallë, por janë të uritur dhe kanë probleme të rënda shëndetësore me të cilat do të jetojnë për gjithë jetën. Pa përmendur traumat psikologjike. Shumica nuk po kthehen fare të gjallë. Pesë muaj më parë, gjashtë pengje u qëlluan në pjesën e pasme të kokës dhe kur trupat e tyre u kthyen në Izrael, peshonin vetëm 30-40 kg, gjë që tregon se ishin torturuar dhe uritur përpara se të ekzekutoheshin.
Kjo është arsyeja pse është urgjente të lirohen të gjithë pengjet. Ata që i mbajnë duhet të paguajnë çmimin për këtë. Jam i sigurt që Izraeli do të sigurohet për këtë, por komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi ata që i financojnë dhe i mbështesin terroristët. Kjo fillon me autoritetet që ende paguajnë rroga për familjet e terroristëve dhe me vendet si Katari, që i strehojnë ata.
Komuniteti ndërkombëtar ka një përgjegjësi, sepse kjo nuk është thjesht një çështje e Izraelit, por një problem humanitar dhe një çështje e terrorizmit global. Dhe një mesazh i fundit: pas gjithçkaje që kemi parë, pas këtyre dy foshnjave të pafajshme që u varrosën dje, pres që udhëheqësit fetarë të ngrihen dhe të dënojnë këto akte. Nuk mund të thuash që po e bën këtë “në emër të Zotit”. Emri i Hamasit përkthehet si “Lëvizja Islamike”. Pres që liderët myslimanë anembanë botës të thonë qartë se kjo nuk është feja e tyre. Feja nuk të urdhëron të rrëmbesh dhe të vrasësh foshnja nga krevatet e tyre.
Nëse duhet të dalë një mesazh nga kjo, ai duhet të jetë: “Ju nuk na përfaqësoni.” Ky duhet të jetë një mesazh për të gjithë botën.
Po në lidhje me raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit në aspektin politik dhe ekonomik?
Marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe mendoj se po bëhen gjithnjë e më të mira. Kjo ndodh sepse marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të mira në nivelin politik dhe gjithashtu ka pasur ndjenja reciproke pozitive mes popujve. Por në vitet e fundit kemi parë një shtysë më të madhe për të forcuar marrëdhëniet ekonomike dhe kulturore.
Personalisht besoj se marrëdhëniet dypalëshe nuk ndërtohen vetëm nga lart-poshtë, por edhe nga poshtë-lart. Kur them “nga poshtë”, kam parasysh përtej deklaratave dhe politikave të përbashkëta të politikanëve. Shohim biznese që po vijnë këtu, biznese që po shkojnë në Izrael, rritje të shkëmbimeve tregtare dhe rritje të numrit të turistëve. Një nga treguesit më të mëdhenj të këtij përmirësimi është fakti që nga fillimi i prillit do të kemi fluturime direkte mes Tel Avivit dhe Tiranës.
Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës. Do të shihni shumë turistë izraelitë. Që në momentin që linja ajrore e publikoi fluturimin direkt në faqen e saj të internetit, biletat u rezervuan menjëherë. Kur njerëzit përpiqen të gjejnë bileta për maj dhe qershor, shohin se kanë mbetur vetëm edhe tre fluturime të lira. Kam marrë telefonata nga miqtë e mi që më thonë se duan të vijnë në Tiranë, por nuk mund të gjejnë bileta. Pra, Izraeli po e zbulon Shqipërinë si një destinacion turistik.
Në nivelin e biznesit, kemi organizuar disa aktivitete dhe konferenca ku kemi tërhequr dhjetëra kompani – madje mund të them qindra, pasi kemi kaluar mbi 200 kompani që kanë ardhur këtu për herë të parë gjatë dy viteve të fundit. Ambasada po planifikon këtë vit një konferencë për të sjellë një delegacion të kompanive izraelite në sektorin e energjisë. Përveç kësaj, numri i kompanive që importojnë dhe eksportojnë mes Izraelit dhe Shqipërisë është në rritje. Të gjitha këto janë tregues të forcimit të marrëdhënieve tona.
Në nivelin politik, marrëdhëniet ishin të mira edhe më parë. Natyrisht, nuk mund të mos përmendim 7 tetorin si një pikë kyçe për të parë se si funksionojnë marrëdhëniet tona, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh. Në atë kohë, ne pamë një mbështetje shumë të fortë nga Shqipëria, në një moment kur kishim vërtet nevojë për miq që të na mbështesnin – jo vetëm pas skenave, por edhe në arenën ndërkombëtare. Shqipëria dha një mbështetje shumë të qartë, dhe ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë.
Sa i përket vizitave të ndërsjella, vitin e kaluar patëm vizitën e Presidentit tonë në Shqipëri. Këtë vit kemi planifikuar disa vizita të nivelit të lartë nga qeveria izraelite, për të cilat nuk mund të jap detaje tani, por mund t’ju siguroj që janë në plan. Të gjitha këto tregojnë se marrëdhëniet tona po marrin shprehje konkrete, të matshme përmes numrave dhe ngjarjeve.
Personalisht, jam shumë e lumtur, sepse besoj se Shqipëria është shumë e rëndësishme për Izraelin dhe Izraeli është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo duhet të shprehet edhe në nivelin publik. Do të doja të shihja më shumë prani të Shqipërisë në Izrael, për shembull më shumë aktivitete kulturore dypalëshe.
Lidhur me këtë, mund t’ju them që kam pasur shumë biseda me Ministrinë e Kulturës në Shqipëri, me z. Gonxhja dhe ekipin e tij. Për herë të parë, po organizojmë një aktivitet kulturor në Shqipëri, por gjithashtu për herë të parë, Miss Albania po planifikon të organizojë një event të ngjashëm në Izrael për të prezantuar kulturën shqiptare. Mendoj se është shumë e rëndësishme që publiku shqiptar dhe izraelit të njihen më mirë me njëri-tjetrin.
Sigurisht, është ende herët të flas për largimin tim nga Shqipëria, por jam i sigurt se kur të largohem pas një viti e gjysmë, do të jem një ambasador i shkëlqyer i Shqipërisë.
Komente
