Kronikë

Investigim/ Si shpërndan shtabi i Albana Vokshit pako me ushqime në këmbim të votës për PD 

28 Prill 2021, 23:29| Përditesimi: 28 Prill 2021, 23:30

  • Share

1619645420_16196453824d8bdaf78cad4b8ca8928bd721779894.jpg

Dështimet në zgjedhjet e fundit kanë detyruar drejtuesit e PD që të marrin masa për zgjedhjet e 25 prillit duke hedhur miliona lekë jo vetëm për sponsorizime në rrjete sociale, por dhe për blerjen e votave përmes shpërndarjes së pakove ushqimi. Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme dëshmi me video se si PD kishte angazhuar gjatë fushatës në këto zgjedhje gjithë mekanizmin e shitblerjes së votës. 
Në zyrën e shtabit të Partisë Demokratike në Laprakë, një ditë para zgjedhjeve,bashkëpunëtorët e Fiks Fare kanë kapur makina të cilat mbushnin bagazhet me ushqime e më pas i shpërndanin. Njëri prej bashkëpunëtorëve të Fiksit hyri brenda kësaj zyre elektorale dhe në këmbim të votës iu premtua një vend pune për të bijën. Ai i tregon përfaqësuesit të PD-së se ka pesë familjarë që kanë të drejtë vote . Përfaqësuesi i PD-së i tregon se në atë zonë kandidon Albana Vokshi dhe shprehet i gatshëm ta ndihmojë kundrejt votave për PD-në, pasi siç shprehet ai fitorja e PD-së është e 1000 % sigurtë në 25 prill. Brenda zyrës së shtabit elektoral të Laprakës në dyshemenë e saj duken qartazi edhe pakot e shumta me ushqime.


Lajmi kryesor:

Denoncimi/ Kryemadhi pretendon se është tjetërsuar vullneti i zgjedhësve, përfaqësuesi i LSI blen 100 mijë lekë një votë në Njësinë 2


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?