Belind Këlliçi dhe Deklarata e Aplikantit

INVESTIGIMI 2/ Thellohet skandali, zbulohet dokumenti ku Belind Këlliçi, me dorën e tij, ka gënjyer duke deklaruar se ka ‘përfunduar shkollën e mesme’

23 Prill 2023, 12:41| Përditesimi: 23 Prill 2023, 12:51

  • Share

investigimin që publikuam dje, në të cilin faktohej se kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, kishte mashtruar universitetin amerikan “Coppin University” në Maryland, SHBA, dhe më pas edhe shtetin shqiptar, duke i kryer studimet e larta, por edhe njësimin e diplomës, pa pasur një diplomë të shkollës së mesme, një tjetër dokument hedh dritë mbi këtë aferë të rëndë.

Kujtojmë se, në një shkresë e cila mban datën 16 janar 2023, Instituti “Harry Fultz” konfirmoi se Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5 vjeçar i Degës Biznes, duke vërtetuar faktin se ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme (nivelin 4 të kualifikimit) dhe nuk është diplomuar për programin e studimit përkatës. Pra, nuk disponon një diplomë që vërteton përfundimin e shkollës së mesme.

Por, sot Shqiptarja.com po publikon proces verbalin e Komisionit të Njohjes së Diplomave të Ministrisë së Arsimit, që mban datën 18 nëntor 2010, ku 5 anëtarët e komisionit kanë bërë njohjen e diplomës për Këlliçin. Në këtë proces verbal gjendet edhe Deklarata e Aplikantit, Belind Këlliçi, i cili ndër të tjera deklaron se “Informacioni që kam dhënë në këtë formular ose në ndonjë material bashkëngjitur është i plotë, korrekt dhe aktual”.

Më poshtë, në pikën B të deklaratës, konkretisht nënpika e) Pragu i pranimit: tipi/niveli i diplomës mbi bazën e së cilës jeni pranuar në këtë program studimi, Belind Këlliçi i është përgjigjur me germa kapitale: “PËRFUNDIM I SHKOLLËS SË MESME”.

Në fund, Këlliçi ka nënshkruar me dorën e tij këtë deklaratë, duke pranuar se informacioni është i vërtetë dhe i saktë.

Por, si në rastin kur u regjistrua në “Coppin University” në vitin 2005, pa pasur një diplomë dhe duke mashtruar shtetin amerikan të Maryland, këtu Këlliçi shkon edhe më larg, duke mashtruar me firmën e tij edhe shtetin shqiptar.

Kjo është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006 (të cilën e botuam dje dhe përgjigja ishte negative), ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën.

Por, është ende e paqartë nëse pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së Këlliçit, por edhe vetë shkolla e tij e lartë, të jetë apo jo e vlefshme.

Në gjithë këtë histori ka edhe diçka tjetër, që duhet zbardhur: lidhja e vëllait të tij më regjistrimin e Këlliçit në “Coppin University” (2005). Këlliçi ka deklaruar shpesh se vëllai i tij ka qenë dhe është mbështetësi i tij më i madh në jetë, e çuditërisht në vitin 2005, kur Këlliçi u regjistrua në universitet, ai punonte në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes personale, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij është edhe financuesi kryesor i fushatës me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Duhet theksuar se vëllai i Këlliçit aktualisht është edhe Anëtar Bordi i Institutit “Harry Fultz” dhe një skandal i përmasave të tilla hedh dyshime serioze mbi menaxhimin e institucionit në fjalë.

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • noku: 24/04/2023 21:52

    s'ka nevoje te kete shume shkolle kandidati. rendesi ka ti ule taksat biznesit

    Përgjigju
  • Aiden: 24/04/2023 21:42

    Duket që në të folur që nuk është djalë me shkollë. Nuk ka arsim, nuk ja përvojë pune…. thjesht është kukulla e Saliut dhe Ilirit.

    Përgjigju
  • Arjan: 24/04/2023 13:32

    Turp

    Përgjigju
  • Maks: 24/04/2023 07:47

    Ore gogola sistemi arsimor i joni i dikurshem ndryshin nga ai perendimor Kur un u largova nga shqiperia ne fillim te viteve 90 femijet e mi ishin ne klas te 4 dhe te dyte Kur i futa ne shkoll ketu ku jetoj ata hyn ne klas te 6 dhe te katert Dhe tani kan mbaruar universitetet Tani cfar do thoni ju sikur te mite te kthehen ne shqiperi do i thoni qe skan mbaruar filloret Atij djalit bravo i qofte qe ka mbaruar shkollen e larte dhe eshte nje djale i zgjuar dhe inteligjent dhe i uroj suksese

    Përgjigju
  • Unë propozoj, ju miratoni:: 24/04/2023 02:15

    Ky është aktor, bën sikur . Se mbase dalin budallenj e thonë unë kam shkollë e kthehem dhe e bëj punën falas më mirë se ky e Sala. Por s'ka ma budallenj

    Përgjigju
  • Iris: 24/04/2023 02:12

    Cfare prisni tani, qe Belindi te kerkoje falje,apo te terhiqet nga gara?! Nuk ka ne Shqiperine e sotme politikane e zyrtare me integritet te atille dhe dikur numeroheshin me gishta.

    Përgjigju
  • Tahipi jam: 24/04/2023 00:32

    Gagjije dakord jam me ty. por nuk me kan besu ,do behet Shqipëria me kelldiq

    Përgjigju
  • Gaxhije: 23/04/2023 21:01

    Po ne te Breg Lumit kurre nuk e kryejme shkollen e leme pergjysem.

    Përgjigju
  • Shqupisti: 23/04/2023 20:47

    Belo bjondin e perdorin te shqupi si zar. E con Mul magjari per te ble paketa cigaresh. Mir qe shkollen as te plepat se ka mor, por dhe zar i shqupit ngeli gjithmon. Eh mor Belo bardhoshi, tutkun ngele gjithmone

    Përgjigju
  • Lola Muca: 23/04/2023 19:24

    Po edhe sikur 10 shkolla te kishte ai mbetet qesharak si ne program, si ne premtime e sidomos ne forcen politike qe perfaqeson...tamam qesharak.... Mendo sikur te mbetej Tirana ne dore te tij !!!

    Përgjigju
  • Admir: 23/04/2023 18:37

    Kur je shume i zgjuar kalon direkt ne unversitet,pa te mesme...????????????VETETEM PERPARA!!????????????

    Përgjigju
  • Une: 23/04/2023 17:25

    Edhe erion veliaj edhe ky te dy pa shkolle

    Përgjigju
    • Dakord: 23/04/2023 19:30

      Ky ishte konkluzioni yt prej salibani? Kujt i plas se eshte pa shkolle? Puna eshte se eshte nje falsifikator psiko dhe neser te merr shtepine edhe ty se nuk e ka per gje te falsifikoje firma. Gjithmone nese rezulton e vertete.

  • Ela: 23/04/2023 17:00

    Sa qesharak qe eshte ky njeri! Ky harron qe genjen veten me ato qe deklaron se askush ska per ta mbeshtetur me perrallat qe ky thote! Shume shume turp!

    Përgjigju
  • Bela Bela: 23/04/2023 16:57

    Na turperove e na mashtrove o Belo mavria qe nga te shkon lopa nuk te shkon dhia!

    Përgjigju
  • Rigers: 23/04/2023 16:17

    Turp turp turp!!!!!!

    Përgjigju
  • Ola: 23/04/2023 15:59

    Turp

    Përgjigju
  • Alketa: 23/04/2023 15:55

    Turp

    Përgjigju
  • Ada: 23/04/2023 15:40

    Turp

    Përgjigju
  • Delinquenti: 23/04/2023 15:37

    Ore mir ky qe mashtron se do te mbroje bemat e veta po ato gazetar qe e intervistojne ose e ftojne neper studio nuk e pyt njeri per dipllomen apo shqiperi esapi i cik rremuj duhet.

    Përgjigju
  • Fatjona: 23/04/2023 15:36

    Shum turp a ka njeri qe mund ti besoje tani nje nje njeriu qe ecen me mashtrime????‍♂️

    Përgjigju
  • Anjeza: 23/04/2023 15:14

    turp!!!

    Përgjigju
  • Megi: 23/04/2023 15:07

    E more Bello ,more bello. Po ca di ti per Tiranen more bello ... Do pune ,puna jo "perralla me cdo gje gratis " Te pakten te ishe shkeput nga paraardhesit e tu ,te ceshtja e formimit .. Dhe ketu zhgenjeve.. Ah more bello fat I keq, ke perballe dike mjeshter fjale dhe pune .

    Përgjigju
  • Blerina: 23/04/2023 14:41

    Turp dmth se di me cfare fytyre mund te dalesh para elektoratit si kandidat i denjë kur dhe fiplomen e gjimnazit e ka te falcifikuar......

    Përgjigju
  • Monda: 23/04/2023 14:41

    Turp!!

    Përgjigju
  • Shqip: 23/04/2023 14:38

    Asnje nga politikanet nuk ka shkolle te mesme as belindi as Veliaj e as te tjer. Kjo formule eshte aplikuar qe ne 1944. Se kuptoj qa ka te cuditshme ketu. Lufta eshte kush do te sundoj me i forti apo me i djallezuari .

    Përgjigju
    • Greqisht: 23/04/2023 15:57

      Efharisto re malaka

  • Aldo: 23/04/2023 14:33

    Turp. Çfarë njerëzish garojnënë për kryetarë Bashkie. Me formim që paska normale që bën petulla me ujë.

    Përgjigju
  • Flor: 23/04/2023 14:32

    Si mundet te jete drejtues I kryeqytetit nje individe I tille ?

    Përgjigju
  • Ena: 23/04/2023 14:23

    Sa turp nga kush presin Shqipetaret te Drejtohen.Gjithsesi ky akoma pa filluar ka humbur nuk genjehen me Shqipetaret o Belind.E kemi par cfare ka bere partia juaj dhe shohim cfare po ben Erjoni tani per Tiranen.Ka bere nje kryeveper ku ne sot krenohemi me Tiranen tone.

    Përgjigju
  • Vilma: 23/04/2023 14:20

    Cfare mund te presesh nga ky???

    Përgjigju
  • Erjon: 23/04/2023 14:14

    Edhe pretendon per kryetar? Turp

    Përgjigju
  • Turi: 23/04/2023 14:10

    E hongri dhe Belo zhapziu. Te shohim ne do ja heqin njohjen e diplomes. Kti eshte me lajmeru universitetin per mashtrimin qe ka bo. Eh more Bero bjondi, do dhe krietar ti. Shko lepiju Salehut tani

    Përgjigju
  • Armand: 23/04/2023 14:10

    Dhe pretendon per kryetar i biri botes,mjere kush i ndjek mbrapa ????‍♂️????‍♂️

    Përgjigju
  • gen: 23/04/2023 14:10

    E paska ne gjak mashtrimin.

    Përgjigju
  • Lori: 23/04/2023 14:07

    Turp

    Përgjigju
  • Endri: 23/04/2023 14:03

    Imagjino te jet ky kryetar ca behet

    Përgjigju
  • Andia: 23/04/2023 14:02

    Turp i madh te votohet nje njeri si ky per te na perfaqesuar!

    Përgjigju
  • Spart: 23/04/2023 14:02

    Ky te pakten paska kater vjet po mendo qe gjysma e te zgjedhurve kane arsimin e larte pa bere asnje dite te mesmen

    Përgjigju
  • Aris: 23/04/2023 14:00

    Edhe pretendon kryetarin????

    Përgjigju
  • Arlind: 23/04/2023 13:59

    Turp ky lloj skandali

    Përgjigju
  • Ari: 23/04/2023 13:58

    Nuk e di dmth. Cfare modeli mund te jape?

    Përgjigju
  • Erion: 23/04/2023 13:58

    Turp nga keto qe jane pa diplom dhe presin te na drejtojn

    Përgjigju
  • Anxhela: 23/04/2023 13:56

    Turp ky lloj skandali

    Përgjigju
  • Kelly: 23/04/2023 13:56

    Turp për këta njerëz të pafytyrë???? Prentendon të bëhet dhe kryetar Bashkie????‍♀️

    Përgjigju
  • Dola: 23/04/2023 13:54

    Turp qe dhe ne te presim te drejtohemi nga nje njeri i tille pa shkoll se di domethen cfar behet keshtu por seshte normale

    Përgjigju
  • Kosta: 23/04/2023 13:54

    Turp dhe vetem turp! Si mundet ky njeri te dali dhe te kerkoj voten e popullit?! E pa imagjinueshme se cfare kandidates ka Saliu me Ilirin per Shqiptaret!

    Përgjigju
  • Albiola: 23/04/2023 13:54

    Belindi ishte karte e djegur dhe para se te dilnin keto lajme, kandidatura me e dobet ndonjehere.

    Përgjigju
  • Mondi: 23/04/2023 13:54

    ky kaneidat duhet te skualifikohet nga gara per kryetar bashkie

    Përgjigju
  • Jusi: 23/04/2023 13:53

    Mashtrues i rendomte dhe patetik , nuk meriton as kanditature per administrator pallati!!

    Përgjigju
  • Bojken: 23/04/2023 13:52

    Hajde mashtrues hajde

    Përgjigju
  • Inna: 23/04/2023 13:44

    Nje tmerr i vertet nuk e di si i del perpara popullit nje njeri i tille

    Përgjigju
  • Ina: 23/04/2023 13:43

    Po keta mashtrimin e kane ne plan te pare dhe pretendon te behet kryetar Bashkiee...

    Përgjigju
  • Besar: 23/04/2023 13:42

    Ky e ka nise Mosher madhore me genjeshtara. Imagjino ca ben ky po te kete pushtet.

    Përgjigju
  • Elida: 23/04/2023 13:42

    Vaj me det mire qe jane vul humbur. Tani e kuptoj pse jep premtime pa llogjike. Aman ti themi te shkoj ne shkolle nate ta ndihmojm se shqipetar eshte dhe ai.

    Përgjigju
  • Olsi: 23/04/2023 13:41

    Ky njeri kur mashtron per diplomen imgjinoni per premtimet boshe qe ben.

    Përgjigju
  • Miranda: 23/04/2023 13:40

    Keqardhje per alternativen tjeter be zgjedhje...shqiptarët nuk e meritojnë dhe nuk duhet te mashtrohen nga keta lloj njerëzish qe shtiren se do bejn gjithçka dhe as shkollën se kane. Turp!

    Përgjigju
  • Medi: 23/04/2023 13:36

    Turp si vjen si mund te kantidoj ky

    Përgjigju
  • Rei: 23/04/2023 13:36

    Mashtrues kalibri vetem mashtron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?